Tragjedi në një familje Kosovare në Isselburg të Gjermanisë!
Një shqiptar 51 vjeçar nga Kosova ka vrarë bashkëshorten 46 vjeçe, vajzën 17 vjeçe e më pas veten. Mediet e huaja bëjnë me dije se pasi ka vrarë gruan dhe vajzën ai ka varur veten në një verandë me litar.
“Sipas njoftimeve të para 51-vjeçari ka dashur të vrasë bashkëshorten dhe dy fëmijët. Para ngjarjes këtë mëngjes ai kishte njoftuar një të njohur, i cili më pas ka kontaktuar Policinë. Në apartament forcat e rendit kanë gjetur trupin e pajetë të bashkëshortes 46-vjeçare, vajzës 17-vjeçare. Vajza e dytë, 14-vjeçare, ka shpëtuar pa lëndime”, ka thënë kryeprokurori Martin Botzenhardt.
Vajza 14-vjeçare ka dhënë informacionet e para në lidhje me krimin. Një nga fqinjët, tregoi për problemet që kishte pasur çifti më herët, të cilat kanë të bëjnë me divorcin.
“Unë e njoh mirë familjen. Fatkeqësisht ka pasur një mosmarrëveshje për një kohë të gjatë. Ishte në lidhje me divorcin dhe kush duhet të merrte shtëpinë”, shpjegoi babai i një fqinji që kishte ardhur në Danziger Strasse pasi mori vesh për krimin.
Policia gjermane ka ngritur një skuadër për hetimin e vrasjes, ku sipas medieve të huaja bashkëshortja e cila punonte në një kompani donte të ndahej nga burri i saj. Prej disa kohësh dy bashkëshortët flinin të ndarë ndërsa kohët e fundit burri ishte zhvendosur në një dhomë në bodrum.
Detaje të reja zbardhen nga ngjarja e rëndë që ka ndodhur në Gjermani ku një shqiptar ka vrarë gruan, vajzën dhe veten.
Një nga fqinjët, në një prononcim për “BBV-net.de” tregoi për problemet që kishte pasur çifti më herët, të cilat kanë të bëjnë me divorcin.
“Unë e njoh mirë familjen. Fatkeqësisht ka pasur një mosmarrëveshje për një kohë të gjatë. Ishte në lidhje me divorcin dhe kush duhet të merrte shtëpinë”, shpjegoi babai i një fqinji që kishte ardhur në Danziger Strasse pasi mori vesh për krimin.
Policia gjermane ka ngritur një skuadër për hetimin e vrasjes, ku sipas medieve të huaja bashkëshortja e cila punonte në një kompani donte të ndahej nga burri i saj.
Prej disa kohësh dy bashkëshortët flinin të ndarë ndërsa kohët e fundit burri ishte zhvendosur në një dhomë në bodrum.