
Nënë e bir nga Kosova kanë humbur betejën me Covid. Lajmin e ka bërë të ditur, kryetari i Rahovecit Smajl Latifi, i cili i ka shprehur ngushëllimet familjes Ahmeti.
“Me pikëllim mora lajmin për ndarjen nga jeta të më të dashurve tuaj, Avniut dhe zonjës Zehra. Në këtë moment dhimbjeje e pikëllimi për ndarjen nga jeta të familjarëve tuaj, ju lutem pranoni ngushëllimet e mia më të sinqerta! Bashkëndjejmë me ju!”, ka shkruar ai në Facebook.
Lajmi kryesor:
Kosovë, 21 viktima dhe 1278 raste të reja me COVID-19! Nënë e bir humbasin betejën me virusin







