Tragjedi në ujrat e Mesdheut/ Fundoset gomonia me 120 emigrantë, 117 rezultojnë të zhdukur, midis tyre 10 gra e 2 fëmijë

Tragjedi në ujrat e Mesdheut/ Fundoset gomonia me 120 emigrantë, 117 rezultojnë të zhdukur, midis tyre 10 gra e 2 fëmijë

Foto ilustruese

Një gomone është fundosur në ujrat e detit Mesdhe dhe për pasojë, 117 emigrantë rezultojnë të zhdukur nga 120 në total.

Rojet bregdetare italiane kanë arritur të gjejnë vetëm tre emigrantë të cilët sapo mbërritën në ishullin e Lampeduzës, rrëfyen tragjedinë. Sipas dëshmisë së tyre, gomonia, e cila ishte nisur nga Tripoli, u fundos pas më shumë se 11 orësh 50 milje larg brigjeve libiane. "Mbetëm shumë orë në det. Mes të zhdukurve janë 10 gra, një prej të cilave shtatzënë, dy fëmijë, njëri 2 muajsh", treguan ata. Midis të tjerash, të mbijetuarit u shprehën: Më mirë të vdisnim sesa të rikthehemi në Libi.

Sipas zëdhënësit të IOM-it, Flavio Giacomo, shumë prej emigrantëve ishin afrikano-perëndimorë dhe sipas të mbijetuarve, në bord ishin edhe 40 sudanezë.

Ndaj kësaj tragjedie ka reaguar presidenti i Italisë, Sergio Matarella, i cili ka shprehur përmes një postimi në një rrjet social ngushëllimet e tij. "Dhimbje e thellë për tragjedinë e ndodhur në Mesdhe, me vdekjen e shumë se 100 personave, midis të cilëve rezultonin edhe gra e fëmijë", ka shkruar ai.

Krahas Matarellas ka reaguar edhe kryeministri italian Giussepe Conte, duke shprehur tronditjen e tij e duke bërë të ditur se qeveria italiane është më e bindur se kurrë për t'iu kundërvënë trafikantëve. "Si kryeministër nuk do të qëndroj duarkryq, do t'i sjell të gjithë një nga një në Gjykatën Penale Ndërkombëtare", ka thënë ai.

Autoritetet italiane dhe ato libiane kanë nisur operacionet e kërkimit për 117 emigrantët e zhdukur, por deri më tani asnjë prej tyre nuk është gjetur.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë