Tragjedi në Vlorë, katër të
mbytur në det brenda pak orëve
Mbytet dhe një 14-vjeçar tek Uji i Ftohtë
Foto/ Heroi nga Tetova që u përpoq të shpëtonte vajzat

VLORE-Një tragjedi e vërtetë ka qënë kjo e shtunë për Vlorën pasi brenda pak orësh të paktën 4 persona kanë humbur jetën duke u mbytur tragjikisht në det.

3 të rinj janë mbytur në Zvërnec dhe një 14 vjeçar në zonën e Ujit të Ftohtë.

Zvërnec mbyten në det 3 të rinj

Tre persona janë mbytur pasditen e sotme në plazhin e Zvernecit , pranë zonës së Portonovës.

Ngjarja mësohet se ka ndodhur rreth orës 14 e 30.

Të tre trupat e të mbyturve janë nxjerrë nga deti. Viktimat janë dy vajza dhe një djalë nga Maqedonia. 





Identifikohen viktimat

Policia ka identifikuar edhe trupat e pajetë, 27-vjecarja Manuela Maraj banuese në Babicë të Madhe, Vlorë, Xhoana Cani 25-vjeç banuese në Tiranë dhe 24 vjeçari  Beniamin Ferati banues në Tetovë në  Maqedoni.
 
Gazetari i Report TV  Armand Xhelili në një lidhje telefonike bën me dije se fillimisht është futur në det një nga vajzat për t'u larë por ajo është ndodhur në vështirësi duke kërkuar ndihmë. Pasi ka ecur disa metra nuk ka patur forcë për të dalë për shkak të dallgëve të detit.

Më pas një djalë nga Maqedonia ka hyrë për t’i ardhur në ndihmë,  por edhe ai nuk ka mundur të dalë. Më pas ka qënë vajza tjetër e afërme e qytetares së parë e cila ka hyrë në det për t'iu ardhur në ndihmë, por edhe ajo nuk ka arritur të mbijetojë.
 
Në një lidhje telefonike për Report TV gazetari Armand Xhelili bëri me dije se në zonën ku ka ndodhur ngjarja mungojnë kullat e vrojtimit.

Beniamin Ferhati nga Tetova është djaloshi trim që humbi jetën në Plazhin e Vlorës.
Ai është 24 vjeç dhe kishte ardhur për të pushuar në plazhet tona, pushime të cilat rezultuan fatale për të.

tetovari
  Në foto Beniamin Ferhati nga Tetova

Ndërkohë policia bën me dije se ngjarja është shënuar rreth orës 14 e 30 pranë zonës së Portonovës.
 
 “Më datë 16.07.2017, rreth orës 14:30, është marrë njoftimi paraprak se në plazhin e Zvërnecit po rrezikoheshim të mbyteshin në ujë 2 shtetas.
Menjëherë shërbimet e policisë kufitare dhe ato vendore janë nisur në afërsi të vendit të ngjarjes pranë zonës së Portonovës, me ndihmën e mjeteve lundruese në ndihmë të personave por nuk është bërë i mundur shpëtimi i tyre.

Si pasojë, janë mbytur 3 shtetas: dy shtetase të seksit - femër dhe një tjetër i seksit - mashkull.Policia ka bërë të mundur nxjerrjen nga uji të tre trupave të shtetasve të mbytur.

Po punon për identitetet e tyre të plota,
” thuhet në njoftimin e Policisë së Vlorës.
 
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje duke kryer hetimet në lidhje me përcaktimin e shkaqeve dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.


[gallery]23105[/gallery]

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen