Një autobus turistik me 48 persona në bord është përfshirë në një aksident në pjesën lindore të Zvicrës, midis qyteteve Zernez dhe Susch, në rajonin e Engadinës. Sipas policisë, “disa persona kanë humbur jetën dhe të tjerë janë plagosur“. Numri i saktë ende nuk është bërë i ditur.

Aksidenti ka ndodhur në orët e vona të pasdites. Familjarë kanë deklaruar për gazetën De Telegraaf se ishin informuar “në orën 18:45 se kishte pasur disa viktima“.

Autobusi, i cili i përket një operatori holandez udhëtimesh, është batuar në njërën anë të rrugës. Në vendngjarje kanë mbërritur disa ambulanca dhe të paktën pesë helikopterë.

Sipas gazetës zvicerane Blick, grupi kishte nisur udhëtimin të hënën, por ende nuk është e qartë se cili ishte destinacioni i tyre.