Tragjedi pranë brigjeve të Spanjës, fundoset varka me 60 emigrantë, humbin jetën 30 prej tyre

Tragjedi pranë brigjeve të Spanjës, fundoset varka me 60 emigrantë, humbin jetën 30 prej tyre

Më shumë se 30 emigrantë kanë humbur jetën në Oqeanin Atlantik pranë Ishujve Kanarie në afërsi të Spanjës.

Mediat e huaja shkruajnë se varka mbante rreth 60 persona.

Autoritetet spanjolle thanë se punonjësit e shpëtimit gjetën trupat e një të mituri dhe një burri dhe shpëtuan 24 persona të tjerë por nuk e dinin se sa njerëz ishin në bord.

Incidenti vendos një shqyrtim të ri mbi reagimin e Evropës ndaj migracionit, pasi një varkë u mbyt pranë brigjeve të Greqisë javën e kaluar ku humbën jetën 78 persona. 

Anija u fundos rreth 100 milje (160 km) në jug-lindje të Gran Canaria të mërkurën.

Një anije spanjolle e shërbimit të shpëtimit, Guardamar Caliope, ishte vetëm rreth një orë larg nga gomonia të martën në mbrëmje, raportoi Reuters.

Anija nuk e ndihmoi gomonen sepse operacioni ishte marrë përsipër nga zyrtarët marokenë, të cilët dërguan një varkë patrullimi që mbërriti të mërkurën në mëngjes, 10 orë pasi ishte pikasur nga një aeroplan shpëtues spanjoll.

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja