DURRES- Një histori dashurie përfundon në tragjedi si ajo Shekspiriane e Romeo dhe Zhulieta. Një studente 28 vjeçare është gjetur e vetëvarur dy ditë pasi  i dashuri i saj i dha fund jetës, në të njëjtën mënyrë.

Pranë vendit ku u gjet e vetëvarur Manushaqe Margjeka 28 vjec, policia gjeti një letër ku shkruhej “Jetën time ia kam falur Abdulla Cengës”.
Manushaqe, frekuentuese e Universitetit “Aleksandër Moisiu” u gjet i vetëvarur në një pemë te ish vila e Mbretit Zog, ndërsa më 10 maj
Abdulla Cenga u gjet i vetëvarur në ballkonin e një ndërtese në Plazhin e Durrësit. Atë ditë policia deklaroi se një pistë hetimi mund të ishte dhe donjë grindje e castit me bashkëmoshatarët ose me të dashurën e tij.

Manushaqe Margjeka 28 vjec ishte studentë e vitit të tretë Dega Ekonomik në Universitetin “Aleksandër Moisiu” në Durrës. Me origjinë nga Bujani i Tropojës ajo jetonte prej vitesh në fshatin Kullë pranë Manzës.

Burime tepër të rezervuara të policisë së Durrësit thanë për Shqiptarja.com se mund të ketë patur një histori dashurie mes dy të rinjve dhe tronditja psikologjike mund të ketë ndikuar në marrjen e vendimit fatal.

VETEVARJA E STUDENTIT
22 vjeçari Abdulla Cenga u gjet i vetëvarur në ballkonin e një banese ku jetontë me qera mbrëmjen e 10 majit. Ai banonte  në sektorin e Plazhit “Teuta” në lagjën 13 në qytetin bregdetar. Burimet e policisë i thanë atëherë "Shqiptarja.com" se 22 vjecari Cenga, student në vit të tretë Dega Ekonomik në Universitetin “Aleksandër Moisiu” nuk kishte probleme ekonomike ose frekuentimi me shkollën që mund ta conin në këtë vendim tragjik. Madje ai po bënte përgatitje të regjistrohej në sistemin master. Policia sheh të mundshme pistën e ndonjë grindje të castit me bashkëmoshatarët ose me të dashurën e tij. Në momentin tragjik studenti gjendej vetëm në banesë. Ai jetonte në këtë banesë me qera me një bashkëmoshatarin e tij i cili u largua pak minuta para se ai të vetëvritej. Shoku i viktimës tha në polici së kishte komunikuar me Avdullanë vetëm 5 minuta para se ai të dilte dhe gjithcka dukej normal në komunikimin e tij.

(sg/shqiptarja.com)