Baba e bijë humbën jetën pasditen e së mërkurës në ujërat e detit Adriatik teksa po laheshin në plazhin e Rrushkullit. Banorë të zonës dhe plazhistët tregojnë se babai hyri për të shpëtuar vajzën, por mbeten të dy në dallgët e detit.
Plazhi publik i Rrushkullit është një zonë e pazhvilluar, që menaxhohet nga Bashkia e Durrësit, ku mungon infrastruktura dhe rojet bregdetare. Po kështu ambulanca ka vonuar për ti dhënë ndihmën e parë 44-vjeçarit dhe vajzës së tij 9-vjecare që humbën jetën tragjikisht.
Numri i personave që humbin jetën në det vazhdon të mbetet i lartë. Vetëm gjatë kësaj jave shënohen 4 viktima në bregdetin e Durrësit.
![](https://shqiptarja.com/template/img/NO_ALFA_Kuadrate%20shqiptarja.png)
Komente
![](https://shqiptarja.com/template/img/antipiracynote.jpg)
![](https://www.shqiptarja.com/template/img/sh_logo1.png)