Vdekja e trenjakëve 4-vjeçarë nga flakët në banesë në fshatin Rromanat të Durrësit, ka tronditur mbarë opinionin. 

Drejtori i shkollës, Syrja Rrodhja rrëfen për Report Tv se sot duhet të ishte dita e katërt e kopshtit për trenjakët Artur, Alesio dhe Valerio Konçi. 

Ata kishin shkuar për herë të parë në kopsht ditën e hënë, por edhe pse nënmoshë Rrodhja thotë se i pranoi pasi ishin mjaft të zgjuar.  

“E dhimbshme e vështirë, e paimagjinuar për zonën tonë njëherë. Unë jam drejtori i shkollës për 10 vjet.
 
Një familje e mrekullueshme, një familje e shkëlqyer.
 
Këta nuk e kishin mbushur moshën, por unë i mora në kopsht dhe kjo më dhimbset shumë.
 
I pashë vetë, të bukur, flori, të zgjuar. Kjo do ishte dita e katërt e kopshtit për ta”