Trajneri i Atletico Madrid, Diego Simeone, e ka bërë të qartë se skuadra e tij nuk do të luajë në mbrojtje të avantazhit 2-0, por do të kërkojë një tjetër fitore ndaj Barcelonës në ndeshjen e kthimit çerekfinale të Champions League.
Atletico vjen në përballjen e sotme me epërsinë 2-0 të siguruar në 'Camp Nou', por Simeone theksoi se kjo nuk do të ndikojë në qasjen e ekipit të tij.
“Kur të fillojë ndeshja, askush nuk do ta kujtojë takimin e parë. Rezultati është aty, por lojtarët do të zbresin në fushë për të fituar”, deklaroi tekniku argjentinas në konferencën për shtyp.
Ai shtoi se skuadra e tij është e vetëdijshme për rëndësinë e këtij momenti dhe për atë që duhet bërë për të vazhduar rrugëtimin në kompeticion.
“E dimë çfarë duhet të bëjmë për të përjetuar ende netë të tilla. Duhet të jemi të qartë për rrugën tonë”, u shpreh Simeone.
Në analizën e kundërshtarit, ai vlerësoi forcën sulmuese të katalanasve.
“Barcelona pothuajse gjithmonë shënon gola, ndaj ne duhet ta çojmë ndeshjen aty ku e dimë se mund t’i dëmtojmë”, përfundoi trajneri i Atletico Madrid.
Lajmi kryesor:
Champions League/ Barcelona kërkon përmbysjen në Madrid, Liverpooli për surprizën kundër kampionëve të PSG-së! Sot dy ndeshjet e kthimit çerekfinale






