VIDEO/Tragjedia e Butrintit ku u mbytën 5 persona, arrestohet pas 10 vitesh trafikanti (EMRI)

FIER - Arrestohet pas 10 vitesh një prej trafikantëve të tragjedisë së Butrintit. Në prangat e policisë së Fierit, në fshatin Kurjan, ka rënë Albert Gega, 36-vjeç i dënuar me 10 vite burg për veprën penale “Ndihma për kalimin e paligjshëm të kufijve". 

Në Tetor të vitit 2008 në liqenin e Butrintit, Gega në bashkëpunim me 5 shtetas të tjerë, ka ndihmuar për të kaluar në mënyrë të paligjshme 22 persona ku 5 prej të cilëve u mbytën në liqen. Gjykata e Sarandës e ka dënuar 36-vjeçarin me 10 vjet burg, për veprën penale “Ndihma për kalimin e paligjshëm të kufijve" parashikuar nga Neni 298 i Kodit Penal. Për ngjarjen janë dënuar ndërkohë bashkëpunëtorët e Gegës në trafik. Hyqmet Sollaku u denua me 21 vjet heqje lirie dhe 8 milione leke gjobe. Brahim Madhi u dënua në mungesë me 16 vjet heqje lirie dhe 8 milionë lekë gjobë. Dhe Dashamir Mane me 17 vjet heqje lirie dhe 8 milionë lekë gjobë. 

Ndërsa dënimi për Albert Gegën u dha në mungesë me 10 vite burg dhe 6 milione lekë gjobë. Policia e Shtetit ka publikuar edhe videon e momentit të arrestimit të Albert Gegës në fshatin ku edhe fshihej, në Kurjan të Fierit.

Cfarë ndodhi mbrëmjen e 19 tetorit 2008
Ngjarja ka ndodhur 10 vjet më parë ku humbën jetën në ujërat e kanalit të Butrintit pesë persona mes tyre edhe një fëmijë 3 vjeç dhe nëna e saj 22-vjeçare. Hyqmet Sollaku, Brahim Madhi, Dashamir Mane dhe Albert Gega, po transportonin me një barkë përmes liqenit të Butrintit, me qëllim mbërritjen në Greqi, 21 persona. Gjatë udhëtimit, varka përmbyset dhe për rrjedhojë humbin jetën 5 prej tyre. 

VIKTIMAT 

Ndriçim Myftari, 17 vjeç, Lushnjë

Elvira Jaho, 22 vjeçe, Berat

Kea Jaho, 3 vjeç, Berat 

Amarildo Kuka, 20 vjeç, Fier 

Festim Hoxha, 27 vjeç, Fier 

Të dënuar për tragjedinë:

Hyqmet Sollaku - 21 vjet heqje lirie dhe 8 milione lekë gjobë 

Brahim Madhi - 16 vjet heqje lirie dhe 8 milionë lekë gjobë  

Dashamir Mane - 17 vjet heqje lirie dhe 8 milionë lekë gjobë 

Albert Gega - 10 vjet burg dhe 6 milionë lekë gjobë

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë