Tragjedia e Koçanit, Maqedonia e Veriut ndalon mjetet piroteknike në ambientet e mbyllura! BDI akuzon: Po manipulohen hetimet

Tragjedia e Koçanit, Maqedonia e Veriut ndalon mjetet piroteknike në ambientet e mbyllura! BDI akuzon: Po manipulohen hetimet

Homazhet për 59 viktimat në Koçan

Pas tragjedisë me 59 viktima në Koçan, qeveria e Maqedonisë së Veriut ndalon  përdorimin e mjeteve piroteknike në ambiente të mbyllura deri në miratimin e një ligjit të ri tha ministri i Brendshëm Pançe Toshkovski. 

Të arrestuar për tragjedinë janë 34 persona mes tyre ish-ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi. Kryeprokurori i RMV Lupço Koçevski tha se, të gjithë të akuzuarit nuk kanë marrë masa dhe as zbatuar ligjin nga 2012 deri më 16 mars 2025 kur ndodhi ngjarja.

Por BDI, ka reaguar për arrestimin e ish-ministrit Bekteshi, duke thënë se procesi po ndikohet politikisht dhe po manipulohen hetimet. Sipas BDI, licencat për objektet e tilla rinovohen çdo vit dhe natën e tragjedisë klubi punonte pa licencë, madje me dokumente false. Përgjegjësit kryesorë janë organet aktuale që e lejuan thotë BDI dhe kërkon procese ligjore transparent. 
 

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 21 Mars, 10:09

    Sa e dëshironi integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian?



×

Lajmi i fundit

Mediat britanike: Qeveria e Starmer në bisedime me vendet e Ballkanit për ndërtimin e qendrave për emigrantët e refuzuar

Mediat britanike: Qeveria e Starmer në bisedime me vendet e Ballkanit për ndërtimin e qendrave për emigrantët e refuzuar