Tragjedia e mësuesit amerikan, asnjë familjar nuk ka tërhequr trupat nga morgu

Deri mesditën e të mërkurës së 21 gushtit, asnjë prej anëtarëve të familjeve të dy viktimave, mësuesit amerikan Matthew Wertz, dhe bashkëshortes së tij indoneziane  nuk ka pasur kërkesë për tërheqjen e trupave nga morgu. Lajmi konfirmohet nga burime të besueshme pranë grupit hetimor dhe korrespondencat që kanë pasur Ministria e Drejtësisë me Institutin e Mjekësisë Ligjore. Kjo e fundit ndodhet ende në pritje të nxjerrjes së shkaqeve përfundimtare të vdekjes së çiftit të bashkëshortëve.

Grupi hetimor i ngritur për krimin në familje ka marrë në pyetje kolegët dhe drejtuesit e kolegjit ku punonte amerikani. Në deklarimet ata kanë thënë se profesori amerikan ishte i qetë dhe nuk ka shfaqur asnjë problematikë për katër vite që ka shërbyer në këtë kolegj apo të ketë ndarë me ta ndonjë shqetësim.

Çifti mësohet se më herët ka jetuar në një banesë tek Unaza e Re dhe vetëm prej një muaji ishin zhvendosur në banesën private pranë shinave të trenit, ku ndodhi ngjarja të cilën e kishin marrë me qira. Nga fqinjët nuk ka deklarime me vlerë për hetimin pasi nuk kanë pasur shumë komunikim me to.

Ndërkohë të njohur të Matthew Wertz thonë se në të shkuarën ka pasur probleme me konsumimin e alkoolit dhe depresionin. Në banesë janë rikthyer ekspertët për të gjetur gjurmë të mundshme të tjera përveç atyre të çiftit të bashkëshortëve. Trupat e tyre i janë nënshtruar ekzaminimeve mjeko-ligjore për të përcaktuar shkaqet konkrete të vdekjes, ku paraprakisht dyshohet se burri vrau gruan më pas 2 qentë që mbanin në banesë dhe më pas veten. Trupat vijojnë të qëndrojnë prej ditës së ngjarjes dhe deri më sot në morg.

G.M./S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Mos harroni çadrat! Reshje shiu dhe temperatura deri në 14 gradë

Mos harroni çadrat! Reshje shiu dhe temperatura deri në 14 gradë