Tragjedia e shmangur në finalen e Champions League, UEFA rimburson 19.618 tifozët e Liverpool-it

Tragjedia e shmangur në finalen e Champions League, UEFA rimburson 19.618 tifozët e Liverpool-it

Tifozët e Liverpool në finalen e Parisit

Tifozët e Liverpool-it të cilët mbetën të zhgënjyer nga kaosi në finalen e Champions League në 2022 në Paris, do të fitojnë rimbursimin e biletave. Politika e rimbursimit nga UEFA do zbatohet për 19.618 biletat e Liverpool-it për ndeshjen kundër Real Madridit në "Stade de France", bën të ditur organzimi evropian i futbollit.

UEFA ka kërkuar që klubi nga "Anfield Road" të zbatojë rimbursimet për të siguruar mbrojtjen e të dhënave personale dhe për lehtësinë e procesit. Klubi me dashamirësi ka konfirmuar se do të zbatojë skemën speciale të rimbursimit. Në këtë rast UEFA do të rimbursojë Liverpool-in në vlerën totale të këtyre biletave dhe më pas klubi do të përpunojë rimbursimet për mbështetësit e tij.

Policia franceze u kritikua për përdorimin e gazit lotsjellës dhe sprejit të piperit pa dallim te tifozët pranë hyrjes së stadiumit, sipas një hetimi të porositur nga UEFA.

Sipas vlerësimit, indiferenca e treguar ndaj tifozëve të Liverpool-it jashtë stadiumit "pothuajse çoi në katastrofë". Fillimi i ndeshjes u vonua me 37 minuta si rezultat i një sërë sfidash operacionale jashtë stadiumit që e bëri të vështirë për tifozët hyrjen brenda, veçanërisht ata me aftësi të kufizuara dhe ata që kishin astmë që duhej të përballeshin me gazin lotsjellës dhe spërkatjen e gazit.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Zelensky publikon foto nga takimi 'kokë më kokë' me Ramën: Folëm për rikonstruksionin e Ukrainës

Presidenti Zelensky publikon foto nga takimi 'kokë më kokë' me Ramën: Folëm për rikonstruksionin e Ukrainës