Tragjedia me 4 shqiptarë të vdekur në Gjermani/ I afërmi i një prej viktimave: Na dhanë kontratat e punës, dyshoj se janë bërë pas aksidentit 

Tragjedia me 4 shqiptarë të vdekur në Gjermani/ I afërmi i një prej viktimave: Na dhanë kontratat e punës, dyshoj se janë bërë pas aksidentit 

Foto: Kantieri ku punonin shqiptarët që humbën jetën në Gjermani

Papunësia dhe kushtet e vështira ekonomike, kishin detyruar 4 shqiptarët që mbetën të vdekur në një kantier ndërtimi në Gjermani, që të emigronin.

Dy prej viktimave, kishin vetëm pak ditë që kishin nisur punën në atë kantier, që ishte në pronësi të një kosovari dhe nënkontraktor kishte një polak, tregon në një lidhje telefonike me gazetaren e Report Tv i afërmi i një prej viktimave.

Aksidenti i rëndë në punë, ku humbën jetën 4 shqiptarë dhe një punëtor tjetër mbeti i plagosur rëndë, u shënua të hënën e 30 tetorit 2023 në një kantier ndërtimi në Hafencity të Hamburgut në Gjermani.

Policia në fillim kishte deklaruar se viktimat ishin bullgarë, por më pas korrigjoi informacionin duke thënë se katër nga pesë viktimat e aksidentit ishin shqiptarë.Dy nga viktimat janë Albert Zorba 31 vjeç nga Elbasani, Astrit Xheka 35 vjeç nga Dibra ndërsa Alfred Visha nga Mati, 33-vjeç, është në gjëndje të rëndë në spitalin gjerman.

Në vendin e ngjarjes, viktimave ju janë gjetur edhe dokumente false bullgare, me anë të së cilave ju është lejuar të punojnë atje.

Ai tregon se nga kompania që po bënte ndërtimet, ju janë vendosur në dispozicion edhe kontratat pa afat të punës së viktimave, por që "dyshojnë se janë realizuar pas aksidentit së rëndë."

Trupat e viktimave, nuk do të sillen në Shqipëri, deri në përfundim të autopsisë, e cila zgjat nga 8 deri në 10 ditë.

Viktimat nuk njiheshin me njëri-tjetrin që në Shqipëri, por ishte shteti gjerman që i kishte bërë bashkë, në tentativë për të siguruar një jetë më të mirë, por që fatkeqësisht nuk ndodhi kështu.

Ende nuk ka të arrestuar si përgjegjës. Dyshohet se shkak i aksidentit të rëndë të jetë bërë vendosja jo në mënyrën e duhur të skelave, në një hapësirë boshe ku mendohej të vendosej ashensori, dhe rëndesa e madhe mbi to.

I bëjnë apel shtetit për t'i ndihmuar për të sjellë trupat e pajetë në Shqipëri.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:04
Gjermani/ Humbën jetën pas shembjes së skelës në kantier, hapet donancion në ndihmë të familjeve së 4 shqiptarëve

1698937468_ak.jpg

Katër të rinj shqiptarë të vdekur dhe një në gjendje kome në spital është bilanci i një aksidenti tragjik në punë në një kantier ndërtimi në Hamburg të Gjermanisë i cili ndodhi më 30 Nëntor.

Menaxheri rajonal Andre Grundmann nga sindikata IG BAU në një intervistë me NDR 90.3, njoftoi së fundmi se ka hapur një donacion, e cila synon të ndihmojë të afërmit e viktimave, raporton media gjermane.

"Kemi dëgjuar se banorët e Hamburgut kanë pyetur se si mund të ndihmojnë të afërmit e mbijetuar të punëtorëve të vdekur të ndërtimit. Si Sindikata Industriale Ndërtimore-Agrar-Mjedisore, ne kemi krijuar një llogari donacionesh dhe do të transferojmë çdo cent që shkon në këtë llogari donacionesh tek vartësit e mbijetuar për mbështetje", tha Grundmann.

Aksidenti ndodhi mëngjesin e së hënës rreth orës 9:10 me orën lokale në kantierin e madh të ndërtimit në Überseequartier. Një skelë me disa punëtorë ndërtimi në të ra nga kati i tetë në një bosht ashensori të brendshëm. Ende është e paqartë se përse është shembur skela. Specialistët e Policisë Kriminale të Shtetit kanë nisur hetimet për shkaqet e aksidentit.

Kjo është llogaria:
GFË e IG BAU
IBAN: DE49 5005 0000 0000 6719 09
HELADEFFXXX
HELABA Frankfurt
Fjala kyçe “Katestrofa ndërtimi Hamburg HafenCity”

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Juventusi largon kapitenin në janar, Danilo ka akord me Napolin

Juventusi largon kapitenin në janar, Danilo ka akord me Napolin