Tragjedia me 4 shqiptarë të vdekur dhe 1 të plagosur në Gjermani/ Daja për Report Tv: Nipi në gjendje kome, shteti të na ndihmojë

TIRANË- Katër shqiptarë humbën jetën tragjikisht ndërsa një tjetër mbeti i plagosur në një kantier ndërtimi në Gjermani. Luan Cemenja, daja i shqiptarit që mbeti plagosur, në një intervistë për Report Tv tregoi se nipi i tij është ende në gjendje kome, prej 48 orësh.

Për emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’ me gazetarin Nertil Agalliu, ai shpjegon se nipi i tij, Alfred Visha, shkonte në Gjermani me punë sezonale, 3 muaj, dhe më pas kthehej. Cemenja tregon se nipi i tij kishte prerë biletën që të kthehej në Shqipëri me datë 2 dhjetor, por fatkeqësisht mbeti i plagosur rëndë në Gjermani, pasi skela ku po punonin në katin e tetë të një pallati u shemb dhe ra në një bosht ashensori.

“Quhet Alfred Visha nga Mati. Është ende në gjendje kome, parametrat raportojnë se janë stabël. Shumë i dëmtuar. Mbushen 48 orë, presim informacion të ri. Nipi im shkonte dhe vinte, ndërsa me datë 10 dhjetor mbush 2 muaj, me datë 2 dhjetor kishte prerë biletën për të ardhur dhe është aksidentuar", tha ai për Report Tv. 

Për t’u interesuar për gjendjen e Alfred Visha, vëllai i tij dhe kushërira kanë shkuar në Gjermani. Por, mundësitë ekonomike të familjes ai thotë se janë të vështira dhe prandaj i bën apel shtetit për ndihmë. 

Mundësia është pak, një vëlla i Afredit që rri në Itali ka shkuar të interesohet bashkë me kushërirën e tij. Mbajmë kontakte, ai në parametra është stabël me tendencë përmirësimi”, tha Cemenja për Report Tv.

Cemenja identifikoi edhe një prej viktimave, Astrit Gjeka, me origjinë nga Dibra, por familja e tij jeton në Durrës.

"Aty ka qenë edhe një nga fshati im, unë jam nga Dibra, ai quhet Astrit Gjeka nga Selishta me origjinë, por familja e tij rri në Durrës. Është konfirmuar i vdekur ai, shumë i dëmtuar. Nuk kam njohje tjetër, të tjerët më duket se janë nga Elbasani", përfundoi ai për Report Tv. 

Tragjedia në Gjermani ndodhi 2 ditë më parë, ku shqiptarët kanë qenë duke punuar në një kantier ndërtimi, por një skelë është rrëzuar duke u marrë jetën 4 prej tyre, ndërsa Alfred Visha mbeti plagosur. Burime për Report Tv nga Ministria e Jashtme bëjnë me dije se shqiptarët kishin shkuar në Gjermani me pasaporta bullgare falso. Dy prej viktimave janë identifikuar, Albert Zorba 31 vjeç nga Elbasani, Astrit Gjeka 35 vjeç nga Dibra, por familja e tij jeton në Durrës.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Toni: 01/11/2023 15:59

    Familjaret ta marrin hak te Rama,Berisha e Meta se ata kane tre dekada qe i largohne shqiptaret nga vendi i tyre.

    Përgjigju
  • Tope: 01/11/2023 15:30

    Pronaret kosovare ne Gjermani jane qelbesira. Super mashtrues super gjakprlires dhe super dalleverexhinj. Vetem me pronare kosovare mos punoni o milet.

    Përgjigju
  • 3D: 01/11/2023 14:43

    Kështu është fati i shqiptarëve të pas viteve 090 politikanë dhe çeveritarë që me çdo mënyrë favorizonin emigrimin duke përdorë politika ekonomike tejet të dëmshme për njerëzit punëtorë dhe krejtë në favor të tyre dhe të një grupi matrapazësh

    Përgjigju
  • Europa: 01/11/2023 14:15

    Gabim me I madh i shtetit gjerman qe akoma shqiptare punojne ne te zeze dhe pa sigurim teknik , duhet te hiqet sistemi i vizave te punes qe shqiptaret te punojne normalisht me kushte te barabarta! Ngushellime familjes!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?