Të tjera pamje tronditëse kanë dalë nga tragjedia në diskotekën e Koçanit, ku zbulojnë tmerrin që përjetuan të rinjtë, teksa nxitonin t’u shpëtonin flakëve.
Sipas raporteve rreth 500 veta ishin në ambientet e lokalit.
Nga pamjet e publikuara të rinjtë duken teksa shtyjnë njëri-tjetrin, në përpjekje për të dalë jashtë, ndërkohë që vendi është mbuluar nga tymi i zjarrit.
“Ikni sa më shpejt, sa më shpejt”, dëgjohen të bërtiturat e qytetarëve.
Kur ndodhi tragjedia
Tragjedia e rëndë u regjistrua mëngjesin e 16 marsit në diskotekën ‘PULSE’ ku 59 të rinjtë humbën jetën ndërsa plagosurit po trajtohen në Maqedoninë e Veriut dhe jashtë vendit mes tyre, Bullgari, Kroaci, Greqi dhe Turqi.
Pas ngjarjes qytetarët kanë protestuar në Koçan, Shkup dhe vende të tjera ku kanë kërkuar drejtësi për viktimat.











Komente
Komento