Tragjedia me 600 emigrantë të mbytur në brigjet greke, roja bregdetare u bëri presion të mbijetuarve për të fajësuar egjiptianët

Dëshmitë e reja të gjetura nga BBC News hedhin dyshime të mëtejshme mbi versionin e rojes bregdetare greke për ngjarjet rreth fundosjes së anijes me emigrantë muajin e kaluar, në të cilën humbën jetën deri në 600 persona. Një video e re e publikuar së fundmi tregon se anija ishte e mbipopulluar me emigrantë, por BBC ka konfirmuar se pamjet janë filmuar kur roja bregdetare pretendoi se anija nuk kishte nevojë për shpëtim.

Roja bregdetare greke fillimisht e mohoi përdorimin e një litari, por më vonë e tërhoqi deklaratën e tij, duke pranuar se ai kishte përdour një litar. Ai tha se litari shërbente vetëm për të hipur emigrantët në anije dhe për të vlerësuar situatën. Ai tha se kjo kishte ndodhur të paktën dy orë para se anija e emigrantëve të fundosej.

82 persona janë konfirmuar të vdekur, por Kombet e Bashkuara deklaruan më vonë se rreth 500 persona kanë humbur jetën nga ajo anije. Autoritetet greke deklaruan se egjiptianët të akuzuar janë pjesë e një rrjeti kontrabandë dhe se ata do të përballen me burgim të përjetshëm nëse shpallen fajtorë.

Një zëvendësprokuror i Gjykatës së Lartë Penale greke po kryen një hetim, duke përfshirë edhe OKB për një hetim ndërkombëtar dhe të pavarur, por deri më tani janë injoruar këto hetime. Komisioni Evropian ka treguar se ka besim në hetimin grek.

Dy të mbijetuar kanë përshkruar se si roja bregdetare i shtyu ata të identifikonin nëntë egjiptianë të cilët ishin në bord si trafikantë. Ata kanë deklaruar se emigrantët në atë moment kanë heshtur dhe janë frikësuar nga autoritetet greke, ndërsa fajin u’a hodhi rojeve bregdetare greke për tragjedinë e ndodhur.

"Ata lidhën një litar nga ana e majtë e anijes. Të gjithë lëvizën në anën e djathtë të anijes sonë për ta balancuar atë. Anija greke u largua shpejt duke bërë që varka jonë të përmbytet. Ata vazhduan ta tërhiqnin zvarrë për një distancë të madhe. Ne qëndruam 2 orë në ujë”, tha njëri nga të mbijetuarit.

Pasi arritën në Kalamatë, ata pretendojnë se roja bregdetare u tha të mbijetuarve të "heshtin" kur filluan të flisnin se si autoritetet greke kishin shkaktuar një katastrofë.

“Kur njerëzit filluan duke thënë se shkaku ishte roja bregdetare greke, zyrtari përgjegjës për pyetjen i kërkoi përkthyesit që t'i thoshte të intervistuarit të mos fliste më”, tha  njëri nga të mbijetuarit.

Dëshmitari deklaroi se të shpëtuarve iu thanë të ishin mirënjohës që nuk kishin vdekur.

"Ju i keni shpëtuar vdekjes! Mos folni më për incidentin! Mos bëni më pyetje për të!", tha njëri nga të mbijetuarit.

Një përkthyes ka rrëfyer gjithashtu për një hetim të kontrabandës që transportonin vitin e kaluar me anije disa emigrant të cilët u shpëtuan nga një roje bregdetare. Ai ka përshkruar me detaje se si emigrantët u frikësuan nga roja bregdetare. Por, zbulimet ngrenë pyetje të reja se si autoritetet greke i trajtojnë fatkeqësi të tilla.

Menjëherë pas fundosjes së 14 qershorit, nëntë egjiptianë u arrestuan dhe u akuzuan për vrasje dhe kontrabandë njerëzish. Të mbijetuarit deklaruan se kanë frikë të flasin publikisht sepse kanë frikë se edhe ata do të akuzohen si egjiptianët. Ata gjithashtu deklaruan se të dy kishin paguar 4,500 dollarë (3,480 £) për një vend në varkë. 

S.S/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • NNote proteste: 13/07/2023 12:21

    Te ngrihet note proteste ne Hage per Grekun ! Besoj BE duhet ta kuptoje qe greqia eshte shtet ku te drejtat e njeriut jane shkelur

    Përgjigju
  • e drejta: 13/07/2023 09:22

    GREKET E KANE NE ADN MIZORINE DHE DREDHINE...EDHE PAS 1000 E ME SHUME VITEVE KESHTU DO TE JENE OSE ME KEQ AKOMA

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja