ITALI - Banorët e Lampeduzës në Itali e kanë pritur me protesta, Presidentin e Bashkimit Europian, Jose Manuele Barroso dhe Kryeministrin italian Enrico Letta duke i quajtur ata "vrasës".

Ata janë shprehur të indinjuar për gjendjen e mjerueshme të qendrës së pritjes, ku janë strehuar 155 emigrantët e mbijetuar nga mbytja e anijes pranë brigjeve italiane.
 
Zv.drejtori i “Frotex”-it,  Gill Arias, në një intervistë për agjencinë italiane ANSA, ka deklaruar se do të akordohet një fond prej dy milionë eurosh për të përballuar emergjencën e krijuar nga emigrantët në Itali.
 
“Frotex” - agjencia europiane që merret me kufijtë brenda Bashkimit Europian, sipas Arias, e ka akorduar këtë fond pasi janë ezauruar të gjithë fondet e vënë në dispozicion për vitin 2013-të. 

Ndërkohë, policia italiane ka arrestuar një nga emigrantët e mbijetuar prej tragjedisë së lampeduzës, me origjinë marokene, i cili ka qenë në drejtimin e anijes që u mbyt.
 
Ai është arrestuar, pas dëshmive të personave të mbijetuar, të cilët kanë thënë se ka qenë pikërisht ai drejtuesi i kësaj anije dhe shkaktari i zjarrit në bord e i tragjedisë.
 
Tashmë, drejtuesi i anijes, akuzohet për favorizim të emigracionit klandestin.
lampeduza
lampeduza
(Pamje nga protesta e banorëve të Lampeduzës)

Redaksia online
(Elvana Bilai/arsh/shqiptarja.com)