Ngjarja e rëndë e ndodhur në Genova të Italisë ku 37 persona humbën jetën pas shembjes së një ure mes tyre edhe dy shtetas me origjinë shqiptare, ka sjellë reagime edhe nga politikanët shqiptarë. Kyetari i Kuvendit Gramoz Ruçi i ka dërguar një letër ngushëllimi Senatit dhe Dhomës së Deputeteve të Italisë.
Ndajmë dhimbjen me familjet e viktimave të katastrofës në Genova. Urojmë një shërim të shpejtë të mbijetuarve dhe mbështetje përpjekjeve mbinjerezore të zjarrfikëve. Solidaritet me popullin mik dhe fqinj italian. Bujaria e gjenovezeve, në zemrat dhe mirënjohjen e çdo shqiptari.
Gramoz Ruçi, kryetari i Kuvendit
Një reagim ka ardhur edhe nga kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj, i cili gjithashtu i ka shprehur ngushëllimet familjarëve.
Jam i pikëlluar nga tragjedia e tmerrshme që goditi Xhenovën. Mendimet dhe lutjet e mia për viktimat dhe familjet e tyre. Uroj një shërim të shpejtë të të plagosurve. Një falënderim për heronjtë që punojnë pa ndërprerje në vendin e tragjedisë.
Erion Veliaj, kryetar i Bashkisë Tiranë
FALLCO ! So MUND te shkojne Lutjet e nje vrasesi me dashje tek ATA qe humbjen je ten aksidentalisht .RUCI KA ADAPTUAR VELIAJN ?? NIP A DJALE I PARTISE KOMUNISTE ?? MJERET NE SA NE ZGJEDHE JEMI NGA MAFIA KOMUNISTE KETU NE SHQIPERI.
Përgjigju