KANADA-Dy anëtarët e familjes Metko që mbetën të plagosur nga aksidenti ditën e diel në Ontario vijojnë që të jenë në spital. Sipas mediave kanadeze, Maralba Metko, shqiptarja që humbi bashkëshortin dhe djalin në aksident ndodhet në gjendje kome, ndërsa vajza Briana është jashtë rrezikut për jetën. Presidenti i Shoqatës Shqiptaro-Kanadeze në Calgary Ilir Kuqi pas vizitës në spital theksoi se vajza e ka kaluar rrezikun, ndërsa shtoi se nëna ndodhet në gjendje të rëndë.

“Është me të vërtetë për të ardhur keq. Ne kërkojmë mbështetje për këtë familje të bukur, por të pafat në një moment jashtëzakonisht të vështirë” tha Presidenti i Shoqatës Shqiptaro-Kanadeze në Calgary Ilir Kuqi. Ai shtoi se deri tani nga shqiptarët janë mbledhur mbi 13 mijë dollarë që do të shkojnë për të ndihmuar familjen Metko.

Nga aksidenti ditën e diel humbën jetën dy anëtarë të familjes Metko. Makinës me të cilën ata po udhëtonin i preu rrugën një dre, ndërsa më pas u përplas me një makinë. Përplasja ishte fatale, ndërsa nga aksidenti humbi jetën kryefamiljari Fatos Metko dhe djali i tij Fioralbi, ndërsa nëna dhe vajza u plagosën. Nga aksidenti humbën jetën edhe dy persona nga makina tjetër nënë e bijë.


Shkrimi ne mediat kanadeze per familjen shqiptare