Në njoftimin për shtyp të kësaj marine informohet se gjatë natës së mbrëmshme është identifikuar dhe një tjetër gomone 80 milje larg, në juglindje të Lampeduës, ku është dërguar një tjetër patrullë e marinës ushatarake.
Sipas të mbijetuarve në anije ndodheshin 250 persona.
Ndërkohë që në kanalin e Sicilisë shënohet një tjetër tragjedi, në Lampeduza ende nuk ka përfunduar numërimi i viktimave të mbytjes së anijes më 3 tetor.
Po dje janë nxjerrë nga deti dhe 28 trupa emihrantës të vdekur duke e quar në 339 numrin e viktimave. Sipas të mbijetuarve të tragjedisë së 3 tetorit, numri i personave që ishin në anijen e vdekjes varion nga 518-545 vetë. Prokuroria e Palermos ka hapur hetimet në lidhje me shkaqet e mbytjes dhe agjencia e lajmeve ANSA shkruan se në dosje janë dhe emrat e disa prej pjesëtarëve të këtij rrjeti të trafikut të klandestinëve.
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)