KORÇË - Tragjedia në minierën e komunës së Lozhanit të Ri, ku humbi jetën Mirian Bushi ka ndodhur nga varfëria.

Kreu i komunës së Lozhanit në Korçë, Bujar Selanji, ka reaguar pas kësaj ngjarjeje të rëndë dhe sipas tij, të rinjtë hyjnë në minierë për të mbledhur skrap sepse nuk kanë alternativë tjetër.

“Varfëria ekstreme i detyron të rinjtë e kësaj zone të gërmojnë për skrap”, ka thënë gjatë paradites së sotme kryetari i komunës
.
Sipas Selanjit, të ardhurat e vetme të kësaj zone vijnë nga blegtoria. “Kam dërguar shkresa pranë ministrisë dhe kam sensibilizuar banorët por ja që tragjedia ndodhi”, ka shtuar Selanji. Sipas tij, këto miniera të hapura janë një rrezik serioz për këta banorë.  

Ngjarja është mësuar dje në mbrëmje rreth orës 20:15 dhe mësohet se Mirian Bushi kishte mbetur i bllokuar në ish-minierën e qymyrit në fshatin Krosnisht, afër qytetit të Maliqit. Ai u gjet i pajetë.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)