Tragjedi në prag të Krishtlindjes, djali 4-vjeçar bie nga kati i shtatë, i ati tenton ta shpëtojë rrëzohet e humb jetën, i vogli në spital! Një vit më parë humbi të ëmën

Tragjedi në prag të Krishtlindjes, djali 4-vjeçar bie nga kati i shtatë, i ati tenton ta shpëtojë rrëzohet e humb jetën, i vogli në spital! Një vit më parë humbi të ëmën

Foto nga spitali Cervello, Itali

Në prag të Krishtlindjeve një ngjarje tragjike ka ndodhur në Itali, pasi një djalë 4-vjeçar bie nga ballkoni dhe babai i tij në përpjekje për ta shpëtuar atë, bie së bashku me të nga kati i gjashtë, duke shkaktuar vdekjen e këtij të fundit.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:00 me orën lokale në një pallat në Via Ausonia, ku familja kishte përjetuar edhe vdekjen e kryefamiljares, e cila ndërroi jetë një vit më parë.

38-vjeçari ishte një profesor i Inxhinierisë në Universitetin e Palermos, vdiq pasi mbërriti në spital, raporton La Repubblica.

Djali 4-vjeçar ka shpëtuar për mrekulli, i cili ndodhet i shtruar në spitalin "Cervello".

Vogëlushit iu besua kujdesi i repartit të Pediatrisë. Skanimi CT nuk zbuloi ndonjë lëndim serioz. Ai është vigjilent dhe kërkon vazhdimisht të atin, thonë në spital.

 Vijojnë hetimet për rindërtimin e dinamikës së ngjarjes.

S.S/S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sarandë/ Vrau burrin me sopatë, dërgohet në spital psikiatrik 48-vjeçarja

Sarandë/ Vrau burrin me sopatë, dërgohet në spital psikiatrik 48-vjeçarja