Një tragjedi ka ndodhur në një traget që udhëtonte nga Suedia për në Poloni ku një fëmijë 7-vjeçar ka rënë në det.
Menjëherë është zhytur dhe nëna e tij në përpjekje për ta shpëtuar, por fatkeqësisht, të dy kanë humbur jetën
Sipas mediave të huaja, fëmija 7 vjeçar ka rënë nga një lartësi prej 20 metrash, dhe u gjet nga ekipet e kërkim-shpëtimit 10 minuta pas ngjarjes, ndërsa 38-vjeçarja pas një ore.
Trageti i cili kishte pak më shumë se 300 njerëz në bord ishte në gjysmë të rrugës së udhëtimit të tij kur ndodhi tragjedia.
Komento