Edhe presidenti francez Emanuel Macron është solidarizuar me tragjedinë që ka pllakosur Shqipërinë si pasojë e tërmetit të fuqishëm që e goditi. Në një postim në rrjetet sociale ai shkruan se drejt Shqipërisë janë nisur nga Parisi ekipe të sigurisë civile.

"Shpreh afërsinë me viktimat e tërmetit që goditi vendin tuaj, me familjet në zi si dhe me personat e dëmtuar. Franca është sot solidare me Shqipërinë. Ne po dërgojmë menjëherë ekipe të sigurisë civile, së shpejti edhe specialistë të forcave zjarrfikëse, me qëllim që të marrin pjesë në operacionet e shpëtimit" shkruan ai.


Lajmi kryesor:

Partnerët krah Shqipërisë! Merkel vë në lëvizje emergjencat, Macron sjell ekipet e sigurisë, ndihma nga Italia, Greqia dhe BE