Pas shpërthimit të fuqishëm që ndodhi mëngjesin e ditës së sotme në Paris ku humbën jetën 4 persona dhe 30 persona të tjerë mbetën të plagosur ka reaguar Ministrit i Jashtëm, në detyrë Ditmir Bushati i cili ka shprehur solidaritetin e tij për ngjarjen e ndodhur nw kryeqytetin francez.
Në një postim në rrjetet sociale, Bushati shpreh trishtimin dhe solidaritetin e shqiptarëve me familjet e viktimave.
"Trishtim dhe solidaritet i të gjithë shqiptarëve me parizianët dhe familjet e zjarrfikësve, viktima të aksidentit të tmerrshëm të mëngjesit të sotëm në Paris" shkruan Ditmir Bushati.
Një bilanc tragjik u shënua nga shpërthimi i fuqishëm që tronditi kryeqytetin francez, Parisin mëngjesin e kësaj të shtune në katin e parë të një pallati ku u shënuan viktima, prej tyre 12-të plagosur në gjendje të rëndë shëndetësore.