Detaje të reja nga tragjedia shqiptare në Australi, çifti u kthye nga festa e përvjetorit të parë! Babai e vrau vajzën sapo hapi derën!

Detaje të reja nga tragjedia shqiptare në Australi, çifti u kthye nga festa e përvjetorit të parë! Babai e vrau vajzën sapo hapi derën!

Lindita dhe Veton Musai

Mediat australiane kanë zbardhur detaje të reja nga tragjedia shqiptare, ku babai vrau vajzën dhe dhëndrin, pasi e bija vendosi që të fillonte një jetë të re larg tij me bashkëshortin pas martesës një vit më parë. Policia është në pritje të intervistimit të babait Osman Shaptafaj, që ndodhet në spital në gjendje të rëndë. Çifti Veton dhe Lindita Musai sapo ishin kthyer në shtëpi nga festimi i përvjetorit të tyre të parë të martesës. 55-vjeçari i inatosur me vendimin e së bijës për t'u larguar nga shtëpia shkoi në banesën e tyre të re në Yarraville dhe në momentin që e bija hapi derën pas disa trokitjeve, Osman Shaptafaj e qëlloi për vdekje me armë zjarri duke e lënë të vdekur në vend, ndërsa më pas qëlloi dhëndrin që ndërroi jetë në spital. Osman Shaptafaj, i cili jetonte 5 km larg çiftit, u gjet pas një blloku banesash me plagë arme në kokë, pasi tentoi vetëvrasjen. Shaptafaj ndodhet në spitalin e Melburnit në një gjendje kritike. Një dëshmitar i tha një televizioni në Australi se e kishte parë që qëllonte veten në kokë, të binte në tokë, pastaj të ngrihej përsëri.

Veton Musai, sipas medieve australiane ishte djali i udhëheqësit të komunitetit shqiptar në këtë vend, Alil Musai, i cili arriti atje nga Maqedonia në vitet 1980. Ndërkohë që çifti ishte njohur në fund të vitit 2017 dhe u martuan një vit më vonë. Miqtë dhe të afërmit e çiftit janë të shokuar nga ngjarja e rëndë. "Jemi të trishtuar", Një tjetër shkroi "Veton dhe gruaja juaj e mrekullueshme Lindita pushoni së bashku në kopshtin e Zotit për paqe të përjetshme". “Një humbje kaq tragjike. Ngushëllime të sinqerta" ishin disa nga mesazhet e miqve në rrjetet sociale. Shaptafaj shpesh herë publikonte mesazhe të kriptuara në faqen e tij në Facebook, mes të cilave një foto, të një tufe delesh mes të cilave një dele ishte e zezë.

I ati sipas medieve, bazuar te informacionet nga të afërmit, nuk ka qenë i ftuar në as fejesën e çiftit apo dasmë. Ndërkohë që në një status shkruante "Më duani ose më urreni, të dyja janë në favorin tim. Nëse më doni mua do të jem gjithmonë në zemrën tuaj. Nëse më urreni, do të jem gjithmonë në mendje".  Një anëtar i familjes tha që vajza kishte kaluar një periudhë të vështirë nga i ati për shkak të formimit të tij. Vajza punonte në një kompani që merrej me shitje pronash në Melbourne ndërsa burri në një bankë. Kjo është ngjarje dytë e rëndë që ndodh në Australi në pak kohë në familjet shqiptare, pasi në gusht po të këtij viti, babai vrau vajzën.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Shiftari: 03/01/2020 13:20

    Ky prindi shume egoist ne ket rast.Kur ben femije duhet mare parasysh qe sjane vegla ose kelyshe qeni ose lodra qe i manipulon si do.Vjen nje dite qe krijojne jeten e vet dhe nese jane te lumtur askush ska pse nderhyn baba nene ose kushdo qofte.Sa per faktin shqiptare ose kosovare nje MUT jemi qe te gjithe pra me mire shkruani mutat shqiptaro-kosovare etj etj.

    Përgjigju
  • Ramadan: 03/01/2020 10:11

    Ngushllime tè dy familjeve nuk kam koment mos u shprehni ne menyr te ult kur ka tragjedi te keti lloi shpresoi qe mos te perseriten keto tragjedi kurr me as te nji familje zoti ju dhasht force familjarve ta perballoin ket dhembje kaq te madhe

    Përgjigju
  • WTF: 03/01/2020 09:48

    Te dashur gazetare, Kosova eshte shtet i pavarur, prandaj do ishte mire te perdornit shtetesine zyrtare te ketyre njerezve perpara se ti etiketoni si shtetas Shqiptar. Ne mund te kemi nje gjuhe dhe te jemi nje komb, por zyrtarisht jemi dy shtete te ndryshme me dy shtetesi te ndryshme.

    Përgjigju
    • O WTF: 03/01/2020 13:26

      Ja paske vu emrin mire vetes. Te q...t Greku gjysen, rrac mut

    • al ta: 03/01/2020 11:33

      bravo.keshtu them dhe une por kur esht per tragjedi i thone shqiptar kur jane per tu mburrur jane kosovare ose maqedonas e me radhe......

    • WTF: 03/01/2020 10:47

      Edhe Maqedonia e Veriut eshte shtet me vete. Shtetas Maqedonas ben krimin, Shqiptaret marrin namin e keq.

    • Vlora: 03/01/2020 10:17

      Gazetaret shqipetare duhet urgjentisht te vetebinden qe te shkruajne : Shtetas Kosovare URGJENTISHT !!!! 90% e rasteve te krimit apo burgjeve ne Angli jane me Kosovare dhe keta palo gazetare i fusin ne nje ze: shqipetar Palo gazetare jua ben mire Rama t'Ju fusi brenda te gjitheve, shpifarake te ndyre

    • Klaudio: 03/01/2020 10:09

      Si territor po jam dakort por nuk mund ti thuash nje Shqiptari, Kosovar sepse jeton ne token e Kosoves ato jan Shqiptar

  • Kafsha: 03/01/2020 09:37

    Na nxorren bojen neper botë muter të tillë! ! Shpejt shqiptaret të nderojne emrat e tyre nga grekoosmanë në shqiptare.

    Përgjigju
    • Vlorë: 03/01/2020 11:16

      Emrat ilire jane emra shqiptare dhe kush do të quhete shqiptar duhete të mbaje emer të tille. Nuk je shqiptar kur quhesh Osman apo Jorgo! Hahahaha!

    • Mili: 03/01/2020 10:57

      Ke të drejtë të parët tanë thoshin se emri kur i vihet nje bebeje ka fuqine për ta shoqeruar atë gjithë jeten. Keshtu psh kur bebes i ve emrin e gjyshit apo stergjyshit, ky femije do të trashegoje cilesite e të parëve të tij gjatë gjithë jetes së tij. Por krahas budallallekut shqiptar qe ve emra grekesh dhe turqish myslimane dhe harrohen emrat shqiptare, ka dhe raste kur shqiptarët janë të perzjere me grekoosmanoarabë dhe kjo gje nuk eshte gje e mirë. Shqiptarët nuk duhet të bejne femije me grekoosmane siç i quan ti, dhe duhet urgjent të pastrojne rracen e tyre we të shpëtojnë !

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sot Kukësi sfidon Egnatian në finalen e Superkupës, rrogozhinasit kërkojnë 'tripletën'

Sot Kukësi sfidon Egnatian në finalen e Superkupës, rrogozhinasit kërkojnë 'tripletën'