Australi, babai shqiptar pranon fajin nga spitali psikiatrik: Vajzën e vrava unë!

Australi, babai shqiptar pranon fajin nga spitali psikiatrik: Vajzën e vrava unë!

Foto e Sabrinës me të atin

AUSTRALI– Petrit Lekaj, babai i Sabrinës ka pranuar nga spitali psikiatrik ku ndodhet momentalisht se është ai që ka vrarë të bijën. Sipas medias australiane, 49-vjeçari foli me gjykatësit nëpërmjet një video-telefonate nga spitali psikiatrik ku mbahet i shtruar.

Sabrina Lekaj 20 vjeç, u gjet e vdekur në një makinë rreth 250 metra larg nga shtëpia e familjes në Kidman Park, natën e 24 korrikut. Shkak për vrasjen është bërë dalja e saj në një party gjatë orëve të vona të natës. Gjithashtu u gjet me plagë të rënda edhe 49-vjeçari Petrit Lekaj, babai i Sabrinës. Policia dyshon se shqiptari pasi ka vrarë të bijën, ka tentuar të vrasë edhe veten me thikë.

Sipas mediave të huaja, prokurorët kërkuan një shtyrje 12-javore për rastin për të lejuar përfundimin e raporteve toksikologjike pas vdekjes. 49- vjeçari u mbajt në paraburgim dhe do të paraqitet në Gjykatën Supreme në datën 25 nëntor.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Për të shpëtuar nga SPAK, Këlliçi distancohet nga gruaja: Nuk bashkëjetoj me Anën

Për të shpëtuar nga SPAK, Këlliçi distancohet nga gruaja: Nuk bashkëjetoj me Anën