Një zjarr i shkaktuar nga rrjedhja e gazit të bombolës, ka shkaktuar djegien e një gruaje 35 vjeçare, së bashku me foshnjën e saj 6 muajshe.
Ngjarja ka ndodhur në orën 16:20 minuta në qytetin e Tepelenës në familjen e Gazmend Shehut në lagjen “15 Shtatori” 500 metra larg qendrës së qytetit.
Gjithçka ka ndodhur në kufijtë e 20 minutave, deri sa apartamenti në katin e parë të një pallati katër katësh, është shkrumbuar i gjithi përfshirë orenditë shtëpiake, si dhe suvaja nëpër mure.
Por ajo çka e shkaktoi tragjedinë në fjalë, ka qenë rrjedhja e pakontrollueshme e gazit nga bombola 10 litërshe, që viktima 35 vjeçare Elona Shehaj, arriti ta konstatonte, në momentin kur kishte marrë flakë pjesa e poshtme e tapetit sintetik e më pas, në kufijtë e karrocës lëvizëse të fëmijës 6 muajshe.
Sipas komshinjve që janë gjendur në vendngjarje, gruaja e ka pasur të pamundur të shpëtojë veten dhe fëmijën ndonëse ndihma e vetë komshinjve ngjitur me apartamentin që u përpi nga zjarri, ka qenë e madhe.
Dëshmitarët kanë qenë komshinjtë ngjitur të cilët kanë ndjerë erën e tymit të djegur dhe menjëherë kanë alarmuar pallatin dhe lajmëruar zjarrfikëset që kanë ardhur menjëherë ndonëse pa sukses për të shpëtuar jetën e nënës dhe fëmijës.
Zjarrfikësit, kanë gjetur nënën 35 vjeçare të pajetë, e cila kishte mbuluar foshnjën e vet me trup me qëllim që flakët të mos depërtonin.
Mirëpo ky veprim, nuk ka rezultuar efikas për shpëtimin e jetës së djalit 6 muajsh. Sipas ekspertizës paraprake nga Grupi Hetimor i mbërritur në vendngjarje, bëhet e ditur se nëna, ka dashur të shuajë flakët tek i biri i saj 6 muajsh rrobat e të cilit, kishin marrë flakë në pjesën e poshtme.
Pikërisht në këtë moment ka ndodhur edhe rezistenca instiktive e 35-vjeçares për të shpëtuar foshnjën nga flakët, i cili deri në momentin final, kishte shenja jete, por që nga asfiksia e tymit të shumtë, ndërroi jetë.
Këtë e kanë konfirmuar ekspertët hetimorë të cilët kanë mbërritur në vendngjarje.
Momentin e rënies së zjarrit, gruaja ka qenë e vetme në banesë së bashku me foshnjën e saj, ndërkohë që i shoqi së bashku me djalin tjetër 4 vjeçar, nuk ndodheshin aty.
/Shqiptarja.com

FOTO