“Ka ardhur koha që publiku shqiptar mos ta ndjekë më farë futbollin shqiptar. Do të ishte gjëja më e mirë që stadiumet të ishin bosh, edhe pse kështu janë dhe publiku të vendosë një banderolë ku të thuhet ‘nuk vijmë derisa të ndryshohet ky sistem i fëlliqur i futbollit shqiptar’,”-e nisi deklarën Abazi.
Akuzat e forta për ‘Report TV’ të ish-futbollistit së Dinamos dhe njëkohësisht të kombëtares shqiptare Eduard Abazi vijnë pas javës së 34 të Superligës ku ka indicie të mëdha për ndeshje të toleruara.
Fatkeqësisht ditë para se të luheshin ndeshjet, rezultatet u parashikuan saktësisht nga kompanitë e basteve, duke qenë në rastin më të mirë një kampionat i trukuar dhe në rastin më të keq një kampionat i shitur në baste për arsye fitimi.
Ndeshjet që tronditën ishin Partizani-Flamurtari e fituar 1-4 nga vlonjatët e vendit të fundit, por edhe sfida Vora-Elbasani e fituar 4-2 nga të besuarit e Bellait. Dyshime ka edhe për duele të tjera të kësaj jave, ndërsa duhet theksuar se prej javësh flitet për ndeshje që u dihet rezultati para se skuadrat të zbresin në fushë.
Për këtë situatë të rëndë, apo kampionat të turpit siç po quhet masivish në media, Abazi bën fajtor kreun e federatës së Futbollit Armand Duka.
“Ky ka 2 gabime shumë të mëdha. Me këtë tragjedi që i ka ndodhur futbollit shqiptar është president i federatës dhe e dyta është zëvendës president i UEFA-s që ka përgjegjësi evropiane për një futboll të kombinuar, të trukuar apo sido ta quajmë,”-u shpreh Eduard Abazi, ish-futbollist i Kombëtares.
Sipas Abazit ky është një sistem i mbjellë nga Armand Duka që prej momentit kur u bë president i federatës shqiptare të futbollit.
“Unë kam 22 vite që kur isha trajner i Peqinit që e mora vesh për një sistem të kalbur dhe të fëlliqur që u mboll për të degraduar dhe shkatërruar futbollin në Shqipëri,”-tha Eduard Abazi, ish-futbollist i Kombëtares.
Në fund Eduard Abazi bëri thirrje që drejtësia të hetojë federatën dhe krerët e saj, ndërsa kërkojë edhe ndërhyrjen e qeverisë, siç është bërë në raste të ngjashme në vende të ndryshme të botës.

Klubi i Vllaznisë ka reaguar duke kërkuar që të mos përmendet si një nga ekipet që bënë estradë këtë fundjavë në Superligë. Shkodranët thonë se nuk kanë qenë pjesë kurrë e këtyre ngjarjeve dhe kërkojnë vetëpërmbajtje si nga mediat ashtu edhe nga tifozët.
“Gjatë ditëve të fundit janë përhapur në disa media dhe rrjete sociale aludime dhe komente lidhur me integritetin e ndeshjeve në këtë fazë të kampionatit.
KF Vllaznia, përmes Presidentit Alban Xhaferi, ndjen detyrimin të sqarojë publikisht dhe me përgjegjësi:
Vllaznia nuk ka qenë, nuk është dhe nuk do të jetë kurrë pjesë e asnjë marrëveshjeje që cënon ndershmërinë e garës.
Ky klub përfaqëson një qytet me histori, traditë dhe dinjitet, dhe çdo arritje e jona ka ardhur dhe do të vijë vetëm përmes punës, përkushtimit dhe meritës në fushën e lojës.
Ne e kuptojmë ndjeshmërinë e opinionit publik në këtë fazë të rëndësishme të kampionatit, si dhe pritshmëritë e larta, por njëkohësisht besojmë se hedhja e dyshimeve pa prova dëmton jo vetëm klubet, por gjithë futbollin shqiptar dhe besimin e tifozëve.
Ftojmë të gjithë aktorët – mediat, opinionin sportiv dhe institucionet – të tregojnë maturi dhe përgjegjësi në komunikim.
Çdo pretendim duhet të mbështetet në fakte dhe të trajtohet në rrugët zyrtare.
Vllaznia do të vazhdojë rrugën e saj me seriozitet, duke folur në fushë dhe duke respektuar lojën e ndershme,”-mbyll reagimin Vllaznia.
Këtë fundjavë shkodranët që luftojnë për titutll u mposhtën 0-2 nga Bylisi në Loro Boriçi. Edhe pse humbja erdhi ndaj një skuadrë që lufton për mbijetesë në një moment kulminat të sezonit, skuadra shkodrane nuk kishte koeficientë të çuditshëm në baste. Ndryshe nga Partizani-Flamurtari apo edhe Vora-Elbasani.
Komente











Na koritet mar.A e dini ca don me than me ken Shkodran e me pa nji vllazni ne at menyr.A e dini ca ka ken e ca asht Shkodra.Shkodra ka ken kryeqyteti i tan Shqiptarizmit.E di se as trajneri,as presidenti,as 5,6 lojtar sduhet me ken aty.Ca kena me ba,kur u ndam kto na ran.Marre e turp
Përgjigju