Sot ka ndërruar jetë skiatori i njohur francez David Poisson, gjatë stërvitjes në Kanada.

35-vjeçari ishte duke u përgatitur për garat e Kupës së Botës, kur është rrëzuar dhe nga shpejtësia e madhe ka kaluar edhe barrierat mbrojtëse, duke u përplasur me një pemë në anë të pistës.

Kjo ka qenë fatal për sportistin, pasi ka ndërruar jetë në moment. Në pistën kanadeze ishin duke u stërvitur skiatorët e kombëtares franceze, italiane dhe zvicerane, që kanë mbetur të shokuar nga ky incident i rëndë.

“Ishte gjithçka e kotë, pasi Poisson kishte ndërruar jetë menjëherë pas përplasjes me pemën, kjo ishte arsyeja se përse nuk u dërgua në spital”, thanë punonjësit e pistës.

Incidenti ka ndodhur në pjesën e fundit të pistës, gjatë një kthese, ku skiatorët arrijnë shpejtësinë 100km/orë gjatë zbritjes, kjo ka ndikuar për që të humbte jetën menjëherë.

Redaksia Online
Xh.F/Shqiptarja.com