4 persona kanë mbetur të vdekur dhe 5 të tjerë janë plagosur nga përplasja e një automjeti me një autobus në Ksanthi të Greqisë.
5 të rinj po udhëtonin nga Halkida për në Ksanthi për të marrë pjesë në seminarin e një fabrike industriale. Në mbrëmje, pasi ishin argëtuar, ata ishin nisur për të shkuar në Nesto, ku të nesërmen do të shkonin në plazh.
Automjeti me targa ZTA – 1004 ka hyrë në sens të kundërt në rrugën Ksanthi – Kavalla dhe në km 11 është përplasur me autobusin me targa AHP – 5909 të kompanisë “Spyros kai Xristos Tasios OE”, i cili për koicidencë transportonte punonjës të fabrikës ku kishin shkuar të rinjtë.
Nga përplasja e fortë, automjeti është ndarë në mes dhe pjesë të tij kanë fluturuar deri në 150 metra larg.
Top Channel bën me dije se si pasojë e aksidentit kanë ndërruar jetë 4 udhëtarë të automjetit, konkretisht drejtuesi i mjetit, shtetasi grek Georgios Oikonomidis 26 vjeç si dhe pasagjerët Diana-Ana-Maria Bobu 28 vjeç nga Rumania, Georgia-Maria Mastori 22 vjeç nga Greqi e Neldian Serjani 27 vjec nga Shqipëria. I plagosur rëndë ka mbetur pasagjeri i pestë i mjetit, Nikolaos Metoxiatis 22 vjeç nga Greqia.
Nga përplasja e fortë janë plagosur lehtë edhe drejtuesi i autobusit dhe 3 pasagjerë mes të cilëve shtetasja shqiptare Pranvera Filja 39 vjeç nga Elbasani.
K.M/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A duhet të lejohet mjeku të punojë njëkohësisht në spital publik e privat?
-
Po
12.2%
-
Jo
83.6%
-
Nuk e di
4.1%
Vota total: 2195
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Greqia përballet me zjarre, ditën e djeshme shpërthyen 40 vatra në mbarë vendin
30 Qershor, 16:52
-
'Fredi Beleri do jetë në Parlamentin Europian', kryeministri Mitsotakis flet nga Brukseli: E sigurt që do të marrë detyrën si deputet
28 Qershor, 22:24
-
Greqi/ Çifti shqiptar detyroi 82- vjeçaren greke të firmos testament, i marrin 500 mijë euro pasuri
27 Qershor, 18:49
-
“E shoh në ëndërr shtëpinë dhe Çamërinë”, 80 vjet nga masakra kundër çamëve
27 Qershor, 18:07
-
Sulm pranë shtëpisë së kreut të Gjykatës së Lartë në Greqi! Atentatorët hodhën molotov në automjet, plagoset një polic
27 Qershor, 12:17
-
Greqi/ Sherr me thika në burgjet e Korydallos, një shqiptar mbetet i vrarë, një tjetër i plagosur (EMRAT)
26 Qershor, 13:48
-
Greqi/ Shpëtohen 77 emigrantë në det, erërat e forta rrezikuan mbytjen e varkës së tyre
24 Qershor, 08:31
-
Greqi/ Festa me fishekzjarre në jaht i vë zjarrin ishullit grek, 13 të arrestuar
23 Qershor, 12:57
-
Aksident i rëndë në Greqi! Ndërron jetë 25 vjeçari shqiptar
23 Qershor, 12:44
-
Drejtësia italiane e kërkonte për vrasjen e punonjëses së seksit, arrestohet në Janinë shqiptari (EMRI)
22 Qershor, 15:38
-
Greqi/ Shqiptari përplas gruan me makinë dhe e kërcënon, shpallet në kërkim
19 Qershor, 17:01
-
Greqi/ Transferohet fshehurazi në burgun e Grenevës 37-vjeçari që vrau me thikë 11-vjeçaren
18 Qershor, 15:21