Vdekja e 26-vjeçares shqiptare në Itali, makineria që i zuri kokën mund të jetë aktivizuar pa dashje nga një koleg! Nisin hetimet

Vdekja e 26-vjeçares shqiptare në Itali, makineria që i zuri kokën mund të jetë aktivizuar pa dashje nga një koleg! Nisin hetimet

Anila Grishaj

ITALI- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku një 26-vjeçare shqiptare ka humbur jetën tragjikisht në ambientin e punës, pasi makineria i ka zënë kokën. Ngjarja ka ndodhur në zonën e quajtur Pieve di Solgio ku shqiptarja Anila Grishaj punonte në kompaninë Bacon që merret me prodhimin dhe tregtimin e ushqimeve të ngrira.

Aksidenti mund të ketë ndodhur si pasojë e një gabimi njerëzor! 'La Repubblica' duke ju referuar burimeve hetimore bën të ditur se mekanizmi që shkaktoi vdekjen e të resë, është aktivizuar pa dashje nga një koleg i viktimës. E reja shqiptare ishte në një pozicion të rrezikshëm, por me besimin se pajisja ishte çaktivizuar nga kolegu i saj. Makina tashmë është sekuestruar.

Prokuroria, pas inspektimit nga Komisioni Hetimor në Treviso, ka nisur hetimet për mundësinë e vrasjes nga pakujdesia.

Mediat italiane shkruajnë se ajo kishte postin e nëndrejtoreshës së kompanisë. Pasojat për të renë shqiptare ishin fatale në këtë aksident të tmerrshëm në punë. Kolegët ngritën menjëherë alarmin, madje i dhanë 26-vjeçares edhe ndihmën e parë, por ajo nuk mbijetoi dot. Mjekët dhe infermierët  kanë ndërhyrë me një helikopter e ambulancë.

Në vendngjarje mbërritën edhe karabinierët, ndërsa sipas hetimeve paraprake, një makineri paketimi e blerë së fundmi, i ka kapur kokën të resë shqiptare.

Në mbrëmje jashtë ambiente të kompanisë ka pasur tensione mes familjarëve të vajzës dhe efektivëve të policisë. Familjarët akuzojnë se janë njoftuar me vonesë për ngjarjen e rëndë. Madje babai i vajzës nga tensione ka goditur me shqelma vazot e luleve.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:47
Makineria që i zuri kokën 26-vjeçares shqiptare në Itali mund të jetë aktivizuar gabimisht nga një koleg i saj, detaje nga hetimet

Aksidenti në të cilin humbi jetën ditën e djeshme Anila Grishaj, 26-vjeçare në kompaninë ushqimore Bocòn në Treviso, mund të jetë shkaktuar nga një gabim njerëzor.

Kështu bën me dije media italiane La Repubblica, duke ju referuar burimeve hetimore, sipas të cilave mekanizmi që shkaktoi vdekjen e të resë, është aktivizuar pa dashje nga një koleg i viktimës.

E reja shqiptare ishte në një pozicion të rrezikshëm, por me besimin se pajisja ishte çaktivizuar nga kolegu i saj. Makineria tashmë është sekuestruar.

Prokuroria Publike e Trevisos ka nisur ndërkohë një hetim për mundësinë e vrasjes nga pakujdesia. Sindikatat organizuan një protestë mëngjesin e sotëm jashtë uzinës, punonjësit e së cilës nuk kanë asnjë anëtar të sindikatës. Megjithatë, synimi i shoqatave është të kërkojnë një takim për të trajtuar më me kujdes çështjen e sigurisë.

Në mëngjes, një delegacion i inspektorëve u kthye në kompani. Sipas asaj që mësohet, aktiviteti prodhues ka rinisur rregullisht mëngjesin e sotëm, ndërsa i mbyllur ka mbetur një lokal i lidhur me kompaninë, i vendosur në të njëjtin pallat, ku kryhen aktivitetet e hotelierisë.

SI.E./S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë