Një aksident tragjik ka ndodhur pasditen e sotme në një galeri në minierën e Bulqizës.  Minatori 27-vjeçar Eldi Alla ka humbur jetën si pasojë e rënies së një masivi.

Minatori me profesion armator ka humbur jetën në nivelin e 18 të minierës. Sipas minatorëve është shembur “katrorja” një emërtim i kolonës së sigurisë.

"Me datë 28.05.2021, rreth orës 18.30, në një subjekt minerar në Bulqizë,  dyshohet se gjatë punës  është aksidentuar shtetasi E. A.,  i cili si pasojë e dëmtimeve të marra ka humbur jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon hetimi për zbardhjen e plotë shkaqeve ngjarjes", ka njoftuar policia.