Një aksident rrugor është shënuar mesditën e sotme rreth orës 12:30 në aksin rrugor Fier-Shegan (Lushnjë) - Kuçovë.

Një mjet i tonazhit të rëndë (trailer) ende në rrethana të paqarta ka shkaktuar përplasjen e disa makinave.

Siç shihet nga pamjet e siguruara një mjet është përplasur me shtyllën e tensionit. Si pasojë drejtuesja e mjetit ka mbetur e lënduar. Ajo është dërguar në spital për ndihmë mjekësore.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes, ndërsa kanë nisur hetimet për shoferin e trajlit i cili është larguar nga vend i ngjarjes.