Traineri i Bastias akuzon Balotellin:
“Më shau nga nëna 80 vjeçare"
Supermario pavarësisht se është rikthyer në fushë, në dy ndeshjet e fundit me më të mirën e tij, është përfshirë në një polemikë duke qenë në mes të akuzave të bëra prej tij për racizëm, dhe fyerjeve të ndryshme.
Shprehja e famshme e popullit, ‘ujku qimen e ndërron por zakonin se harron’ i përshtatet më së miri sulmuesit italian Mario Balotelli.
Supermario pavarësisht se është rikthyer në fushë, në dy ndeshjet e fundit me më të mirën e tij, është përfshirë në një polemikë duke qenë në mes të akuzave të bëra prej tij për racizëm, dhe fyerjeve të ndryshme.
Ish-lojtari i Interit dhe Milanit, në fakt, menjëherë pas ndeshjes kundër Bastia, lëshoi në Instagram denoncimin për fyerje të rënda raciste, të marra gjatë gjithë lojës.
'Telesport' zbulon se një TV francez, transmetoi një video, ku shihet trajneri kundërshtar, Ciccolini, me shumë fyerje të njëjta ndaj Balotelli, teksa ky i fundit po kthehej në dhomat e zhveshjes.
Tani, megjithatë, për të hedhur dritë mbi atë që ka ndodhur, i intervistuar ekskluzivisht nga “RMC”, është vetë Ciccolini që specifikon se nuk ka folur në mbrojtje të publikut, por për t’iu përgjigjur fyerjeve të Balotellit nga nëna e moshuar.
“Në qoftë se ai nuk do të më kishte fyer mua, nuk do t’i kisha thënë asgjë. Por ai nuk hezitoi të më shajë nga nëna ime, që është 80 vjeçe. Këtë nuk e përmend Balotelli në denoncimin e vet. Nëna ime është 80 vjeçe dhe nuk është larg nga vdekja, le ta lërë atë të qetë”, ishin fjalët e trajnerit 55 vjeçar Françios Ciccolini.
Redaksia Online
K.M/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
PS pritet të rikandidojë shumicën e kryebashkiakëve aktualë, si mendoni?
-
E drejtë
49.9%
-
E gabuar
41%
-
Nuk e di
9.1%
Vota total: 6045
Lajme të tjera
-
KAS e rrëzoi sërish, Berisha: Merr urdhra nga Edi Rama
23 Mars, 14:54
-
Balla i përgjigjet Berishës: Një gjë të mirë po bën Këlliçi për fushatë që s’po të shfaq ty! T’i duhet të jesh para drejtësisë për abuzimet me energjinë
23 Mars, 14:53
-
Vizita në Britani të Madhe/ Rama takim me kryetarin e Kuvendit
23 Mars, 14:50
-
Veliaj nderohet me titullin ‘Qytetar Nderi’ i Gostivarit: Krenar të kontribuoj për këtë qytet
23 Mars, 14:43
-
Dy gola në transfertë, Shqipëria U-19 fiton në Maltë
23 Mars, 14:41
-
Rama në Londër, intervistë për BBC Radio: Stop përdorimit të shqiptarëve për politikë të brendshme
23 Mars, 14:39
-
Berisha përplaset me Ulsi Manjën: Intrigant, firmose inceneratorët! Ministri: Ata të tytë firmosën Gërdecin
23 Mars, 14:38
-
Inceneratorët/ Berisha në Kuvend: Ahmetaj ndër përgjegjësit kryesor por Edi Rama është përgjegjësi kryesor
23 Mars, 14:37
-
Zyrtare: UEFA fillon hetimet kundër Barcelonës, rrezikohet përjashtimi nga Champions League
23 Mars, 14:27
-
Me ftesë të Begajt, presidenti i Austrisë vizitë treditore në Shqipëri! Do të pritet me ceremoni shtetërore
23 Mars, 14:24
-
Dosja 'Gërdeci'/ Shtyhet sërish seanca paraprake për Mediun! GJKKO s'pranon familjarët e viktimave si palë në çështje
23 Mars, 14:21
-
Zgjedhjet vendore, sekretarja e Përgjithshme e OSBE-së mbërrin nesër në Tiranë, pritet të takohet me Begajn, Ramën e Xhaçkën
23 Mars, 14:18