Trajneri Setien i ekipit të Barcelonës ka bërë të ditur listën me futbollistët e grumbulluar për ndeshjen me Eibar që do të luhet këtë fundjavë në La Liga. Ndryshe nga çfarë pritej sulmuesi i prezantuar vetëm ditën e djeshme, Martin Braithëaite, është pjesë e lojtarëve që janë të gatshëm për këtë takim.
Ndërkohë lajme jo të mira për Rei Manajn, futbollistin e kombëtares shqiptare që javën e kaluar ishte pjesë e ekipit të Barcelonës kundër Getafe-s. Sulmuesi këtë herë nuk është preferuar nga trajneri as për të qëndruar në stol.
Kujtojmë se Barcelona vijon të ketë shumë mungesa në fazën e sulmit. Suarez është ende larg skuadrës, ndërsa Dembele e ka mbyllur sezonin.