Trajneri Sergei Cherchesov nuk kënaqet me arritjen e deritanishme, por synon që ta çojë Rusinë në gjysmëfinalet e Kupës së Botës, për më tepër që luan në vendin e tij, para fansave të zjarrtë rusë.
Por përballë vendit organizator të Kupës së Botës do të jetë Kroacia, një rivale e fortë, me shumë yje në përbërjen e saj.
“Unë mendoj se ndeshjet e rëndësishme për Rusinë nuk kanë ardhur ende. Kjo ndaj kroacisë është një e tillë, madje shumë e vështirë për ne”, tha Cherchesov.
Rusia ndodhet në çerekfinalet e Kupës së Botës për herë të katërt në histori, por kjo gjë nuk përsëritet prej 48 vitesh. Cherchesov pranon se edhe presidenti Vladimir Putin e ka telefonuar për ta karikuar skuadrën.
“Po, presidenti më ka telefonuar para dhe pas ndeshjes me Spanjën, duke na përgëzuar dhe duke na dhënë mbështetjen e tij. I sheh ndeshjet nga TV, pasi e përjeton shumë këtë Botëror. Duhet të kontrollojmë euforinë, pasi Kroacia është më e vështirë se sa Spanja”, tha Cherchesov.
3 me 0 per Kroacine
Përgjigju