Trajneri Didier Deschamps, një hap larg Zagallos dhe Beckenbauerit

Trajneri Didier Deschamps, një hap larg Zagallos dhe Beckenbauerit

Didier Deshamp, trajner i Francës

Didier Deshamp do të ulet sot në pankinën e Francës me idenë e qartë se këtë javë mund të hyjë në historinë e futbollit botëror, duke iu bashkuar një elite shumë të ngushtë emrash.

Ai është në garë për t’iu bashkuar legjendave Mario Zagallo dhe Franc Bekenbaur, si të vetmit që kanë fituar Kupën e Botës edhe si lojtarë, edhe si trajnerë.

Deshamp ka ngritur lart Kupën si lojtar në vitin 1998 me Francën dhe, nëse kalon sot Belgjikën, mbetet vetëm një hap larg përsëritjes së suksesit edhe si trajner. Diçka historike për të dhe për Francën, pasi blutë do të barazonin Argjentinën dhe Uruguajin.

Të triumfosh si lojtar dhe pastaj si trajner i kombëtares tënde e kanë bërë vetëm dy emra në historinë e futbollit botëror. I pari ishte Mario Zagallo, i cili fitoi pasi fitoi Kupën e Botës në vitet 1958 dhe 1962, si pjesëtar i Brazilit, në vitin 1970 drejtoi “seleçaon” nga pankina triumfoi edhe si trajner i Brazilit.

I dyti ishte Franz Bekenbauer, lideri dhe kapiteni i Gjermanisë në fushë në triumfin e vitit 1974 dhe po aq i aftë edhe në pankinën e saj kur gjermanët fituan Kupën e Botës në vitin 1990, duke mposhtur Argjentinën në finale.

Tani është radha e Deshamp, që vjen pas 20 vjetësh të provojë të bëjë bis.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë