Trajneri i Italisë: E kam mendjen
vetëm te ndeshja me Shqipërinë

Trajneri i Italisë: E kam mendjen<br />vetëm te ndeshja me Shqipërinë
Trajneri i Italisë, Giampiero Ventura ka filluar që të mendojë që tani për ndeshjen përballë Shqipërisë, që do të zhvillohet në muajin mars të 2017.

Në konferencën pas ndeshjes përballë Gjermanisë, tekniku italian shmangu ndeshjen me Spanjën duke u përqendruar te sfida përballë kuqezinjve.

 “Ndeshja me Spanjën është ende larg. Më e rëndësishme është përballja e radhës ndaj Shqipërisë.

Jam i kënaqur me këtë pjesë të parë të aventurës në stolin e Italisë, nga e cila do të evitoja vetëm ato 15 minuta të ndeshjes me Maqedoninë.

Pjesa e parë e sfidës me Spanjën na mësoi shumë
.”

Pas 4 ndeshjeve të para në Grupin G kualifikues të Botërorit, Italia me Spanjën janë në vendin e parë me nga 10 pikë.


dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Milani humbet dy penallti, De Gea hero! Fiorentina fiton 2-1 kundër kuqezinjve

Milani humbet dy penallti, De Gea hero! Fiorentina fiton 2-1 kundër kuqezinjve