Trajneri i Kelmendit, Kuka: Mbetëm pa
medalje se nuk kisha këmishën me fat

Trajneri i Kelmendit, Kuka: Mbetëm pa<br />medalje se nuk kisha këmishën me fat
Trajneri i xhudistes Majlinda Kelmendi, Driton Kuka e ka marrë me shumë sportivitet faktin që medalistja kosovare nuk mori asnjë medalje në Kampionatin Botëror në Budapest.
 
Ai shkruan në Facebook se fajtor është vetë pasi nuk kishte veshur këmishën me fat dhe se synimi final është të dalin medalistë në Lojrat Olimpike.
 
Gjithashtu Kuka ka kritikuar edhe mediat të cilat kanë dhënë informacion të gabuar për xhudistet tjetër kosovare, Distria Krasniqi.
 
Shkrimi në Facebook i Driton Kukës
Si duket arsyeja që mbetëm pa medalje êshtë që kësaj radhe se kisha veshur kmishën time me fat!

Përndryshe Majlinda sipas meje ka merituar finalen kundër Japonezes Shishime por shkojmë tutje drejt Lojërave Olimpike,qëllimi ynë final!

E Mediave faleminderim të veçantë sidomos atyre me tituj pompoz!

Si për çudi shumë pak gazetar ose vetëm dy ose tre prej tyre kan dhanë informacion që Distria Krasniqi me plasmanin në vendin e 7 ka arrit suksesin më të madh në karrierë për të rritur,sa Sportist tjerë të Kosovës kan plasman ne 8 më të mirë në një Kampionat Botëror në Sporte Olimpike!?

Me standardin e Majlindës mos matni sukseset e tjerëve sepse një Majlindë me medaljet e arta në krejt garat e mundshme në Panetin Tokë,populli Shqiptar se ka pas kurrë!

driton kuka

Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Garda ndaloi deputetët e PD-së të hyjnë, Spiropali i falenderon

Garda ndaloi deputetët e PD-së të hyjnë, Spiropali i falenderon