Trajneri i Moldavisë 'kërcënon' Shqipërinë: Fitojmë në Tiranë, gati surpriza

Trajneri i Moldavisë 'kërcënon' Shqipërinë: Fitojmë në Tiranë, gati surpriza

Serghei Cleșcenco, trajneri i Moldavisë

Kombëtarja shqiptare e futbollit luan me Moldavinë më 17 qershor në  "Air Albania", duel që vlen për grupin E të Europianit 2024. Përpara ndeshjes së të shtunës, trajneri i moldavëve, Serghei Cleșcenco foli për faqen e federatës mike, duke thënë se kuqezinjtë nuk do e kenë të lehtë dhe se ata udhëtojnë drejt Tiranës për fitore.

“Kemi një skuadër të re, sigurisht lojtarët vijnë në këtë grumbullim pak të lodhur dhe duhet të marrin veten nga një sezon të gjatë e të vështirë. Ka elementë të rinj, shkojmë për të bërë surprizën dhe për të marrë një fitore në Shqipëri. Djemtë janë të karikuar, e kam analizuar ndeshjen e Shqipërisë në Poloni. Them se ka pika të dobëta ku ne mund t’i godasim dhe të fitojmë. Nuk shkojmë si të humbur në Tiranë, mobilizimi ynë do të jetë maksimal dhe shpresojmë shumë në një rezultat pozitiv”, deklaroi trajneri i Moldavisë, Serghei Cleșcenco.

Në katër përballjet që Shqipëria ka pasur me Moldavinë, tanët i kanë fituar ndeshjet, ndërsa për trajnerin mik duket se historia do ndryshojë. Veç Moldavisë, më 20 qershor kuqezinjtë luajnë me Ishujt Faroe në transfertë.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Real Madrid merr vendimin për të ardhmen e Modric dhe Kroos

Real Madrid merr vendimin për të ardhmen e Modric dhe Kroos