Trajneri i Moldavisë, Serghei Clescenco: Shqipëria surpriza e grupit, i përgjigjemi me agresivitet
Serghei Clescenco, trajneri i Moldavisë
Serghei Clescenco, trajneri i Moldavisë ka folur para ndeshjes që ekipi i tij do luajë kundër Shqipërisë. Në stadiumin e kryeqytetit moldav Chisinau, kuqezinjtë do luajnë të premte në orën 18:00 sfidën e parafundit për kualifikueset e Euro 2024, teksa një pikë na dërgon në finalet e "Gjermani 2024".
Për Clescenco, Shqipëria është surpriza e grupit megjithatë skuadra e tij do bëjë më të mirën, duke mos harruar një vlerësim edhe për Sylvinhon.
"Shqipëria nuk shihej si favorite në grupin tonë. Pozicioni aktual është një surprizë. Kjo falë trajnerit të tyre, i cili pas vetes ka përvojë shumë të madhe. Një nga pikat e forta të tyre, si kjo e jona, është bashkimi si kombëtare. Vura re se në ndeshjet e fundit ata kanë mbajtur një formacion të qëndrueshëm, duke bërë vetëm një ose dy ndryshime. Ata janë një ekip teknik, që do të thotë se janë mësuar të luajnë me topin dhe ta posedojnë atë. Ata janë teknikë dhe të shpejtë. Kjo është ajo që ne do t’i kushtojmë vëmendje", tha fillimisht trajneri moldav.
Më pas Clescenco foli edhe për strategjinë që do përdor për të ndalur Shqipërinë, që udhëton si kryesuese e grupit.
"Strategjia jonë mbetet konstante, pavarësisht ndeshjes. Ne mbështetemi në guximin për të përballuar çdo sfidë, agresivitet në sulm dhe besim në aftësitë tona mbrojtëse. Ky është thelbi i filozofisë sonë në ndeshje. Kemi vetëm 2-3 ditë për përgatitje, por fokusohemi që të analizojmë me kujdes çdo kundërshtar, në mënyrë që secili lojtar të kuptojë se kush është përballë në fushë dhe të përshtatet sipas pikave të forta me agresivitet", tha Clescenco. Ndeshja e parë në "Air Albania" mes Shqipërisë dhe Moldavisë përfundoi me fitoren 2-0 të tanëve, me gola të Asanit dhe Bajramit.
Në grupin E kualifikues, Shqipëria me 13 pikë mban vendin e parë, ndjekur nga Çekia me 11-të, Polonia me 10-të, Moldavia me 9-të dhe Ishujt Faroe me vetëm një pikë.
S.Dh/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
24.4%
-
Të gabuar
68.1%
-
Nuk e di
7.5%
Vota total: 3126
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
I doli emri si trajner te Inter Miami, Sylvinho tregon të ardhmen: Më vjen keq për rezultatin e fundit me Shqipërinë
22 Nëntor, 08:49
-
Beckham zgjedh Sylvinhon, trajneri i Kombëtares ka mundësi për të stërvitur Lionel Messin! Në lojë edhe Xavi
21 Nëntor, 15:38
-
'Sylvinho la për të dëshiruar, Kombëtarja ekip mendjemadh', Ditmar Bicaj për Report TV: Duhen emra të rinj, disave ua veshim fanellën me zor
21 Nëntor, 13:10
-
Kombëtarja duhet të 'fshijë' vitin 2024, pësuam shtatë humbje dhe 15 gola
21 Nëntor, 11:19
-
Shorti i kualifikueseve të Kupës së Botës, Kombëtarja rrezikon përballjen me Serbinë ose Kosovën
20 Nëntor, 20:55
-
Dështimi i Kombëtares, Eduard Prodani në Report TV: FSHF është përgjegjëse, sukseset e ekipit s'lidhen me Dukën! Dënimi i Kosovës? UEFA të vendos litarin po ule kokën
20 Nëntor, 19:54
-
Dështimi në Ligën e Kombeve dhe formacioni, përplasje në Kombëtare! Kapiten Ismajli e Uzuni dalin publikisht kundër Sylvinhos
20 Nëntor, 16:43
-
Liga e Kombeve/ Shqipëria mposhtet 1-2 nga Ukraina në Tiranë, Kombëtarja mbyll Grupin B1 në vendin e fundit dhe rrëzohet në Ligën C
19 Nëntor, 22:36
-
Tre humbje, zero pikë dhe vendi i fundit! Kombëtarja U-19 mbyll kualifikueset e Evropianit me tëtë gola të pësuar
19 Nëntor, 17:50
-
Ndeshja deçizive kundër Ukrainës në 'Air Albania', trajneri Sylvinho: Për ne është finale, në fushë për tri pikë! Asani s'është gati! Kapiten Ismajli: Nesër rrugë tjetër veç fitores nuk ka (VIDEO)
18 Nëntor, 15:47
-
Kreu kalon nga Ukraina, Kombëtares i duhen tri pikë nesër! Llogaritë dhe kombinimet e Grupit B1
18 Nëntor, 10:56
-
Formacioni/ Jasir Asani i dëmtuar dhe Daku në majën e sulmit, si ndryshon Kombëtarja për Ukrainën! Sylvinho me ekip sulmues, arbitrat nga Portugalia
18 Nëntor, 09:21