Edy Reja, trajneri i ri i Kombëtares, do të jetë nesër në Shqipëri. Federata Shqiptare e Futbollit në një njoftim të shpërndarë për mediat ka lajmëruar se nesër në orën 15:00 presidenti Armando Duka do të mbajë një konferencë, ku me sipas të gjitha gjasave do të zyrtarizojë Reja-n.
Trajneri italo-slloven kontaktin e parë me FSHF-në e pati ditën që Shqipëria u mposht 0-2 nga Turqia në Shkodër, më 22 mars, kur ende kuqezinjtë drejtoheshin nga Panucci. Që prej atij momenti 73-vjeçari la pas edhe kandidatët e tjerë që ishin Alberto Zaccheroni, Francesco Guidolin, por edhe shqiptari Besnik Hasi.
Aavantazhi i Reja-s është se ka një eksperiencë shumë të gjatë në botën e trajningut, element që ka bërë diferencën edhe në përzgjedhjen e Dukës.
Ku po I gjeni keta pleq te dalur kohe.
PërgjigjuDuka,Panuci dhe Reja jane vazhdim seriali i FSHF pa sukses.Trainer shqiptar ne mire
Përgjigju