Trajneri i ri i Tiranës: Isha skeptik për të pranuar ofertën, do të doja një kontingjent tjetër lojtarësh

Trajneri i ri i Tiranës, Ardian Mema, ka folur për herë të parë për mediat pas marrjes së detyrës te bardhebluve. Ish-ndihmësi I Ilir Dajës te Flamurtari fillimisht u shpreh se nuk e kishte të lehtë të pranonte ofertën pavarësisht se si futbollist ai është emblemë e këtij klubi. Mema deklaroi se gjendja e Tiranës e ka detyruar të mendohet gjatë për t’u ulur në bankinën e bardhebluve.

“Tirana është klub I madh dhe unë kam dalë prej këtu, por me thënë të drejtën e prita me skepticizëm ofertën pasi situate që po kalonte nuk ishte fort e mirë. Pashë dhe kalendarin dhe është shumë I vështirë. Kemi tre ndeshje radhazi të cilat do t’i luajmë në transfertë, por gjithsesi të gjithë grup së bashku do ta kalojmë këtë situatë.”

Më tej Mema sqaroi se do të kishte dashur që kontingjentin e futbollistëve ta kishte zgjedhur vetë, pasi disa prej tyre nuk I përshtaten me filozofinë e lojës. “Në kushtet që jemi tani do të më duhet të përshtatem unë me lojtarët. Jam para një fakti ku disa prej lojtarëve nuk përshtaten me filozofinë time të lojës.” Mema mori drejtimin e Tiranës pak ditë më parë pas shkarkimit të brazilianit Ze Maria I cili u largua për rezultate të dobëta.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë