Trajneri i ri ndan drejtuesit e Partizanit, Skënder Gega më shumë se një hipotezë

“Duam Skënder Gegën president, hajde mos ua prish tifozëve.” Ky është një nga komentet e shumta në faqen e Partizanit në njoftimin për ikjen e Franco Lerda-s pas ndeshjes derbi. Në fillim nisi si një dëshirë e tifozëve, të cilët padiksutim nuk do ta harrojnë atë që tropojani bëri për këtë klub, duke e shpallur kampion pas 26 vitesh, por tanimë koeficienti për të rikthyer Gegën është rritur ndjeshëm.

Kjo është edhe arsyeja përse situata mes drejtuesve nuk është aq e mirë sa më parë. Emrat për trajnerin e ri kanë shkaktuar debat, pasi Gega për karakterin që ka nuk është i pëlqyeshëm nga të gjithë. Edhe shkarkimi i Lerdës në vetë të parë, me urdhër të presidentit Demi, tregon se hierarkitë në klub në lidhje me marrjen e vendimeve kanë ndryshuar.

Lerda ishte një dëshirë e Olsi Ramës, gjë të cilën italiani e shprehu ndoshta padashje në prezantimin e tij. Nën zë është thënë shpesh se kjo ishte edhe arsyeja e largimit të Gegës, pasi ai nuk i pranonte të tillë kompromise. Tani situata është ndryshe dhe këtë e vërteton edhe fakti që prej tre ditësh Gazmend Demi paraqitet në seancat stërvitore të skuadrës, diçka e cila nuk ka ndodhur kurrë më parë.

 

Mbi të tjera tani Gega nuk është vetëm një hipotezë, por fillimisht duhet të zgjidhjet çështja mes drejtuesve të cilët janë të ndarë. Përsa i përket Ilir Dajës, te Partizani pëlqehet profili i tij, por në këtë tratativë Tirana është më e avancuar dhe për të kuqtë nuk do të kishte asnjë peng nëse do rikthehej te bardheblutë.

Ne.k./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Protesta e Berishës, Faik Basha i PL-së e pranon: Nuk kishim shumë njerëz edhe prej motit! Haklaj: Mosbindja civile, teatër! PD bllokoi rrugët, vepër penale

Protesta e Berishës, Faik Basha i PL-së e pranon: Nuk kishim shumë njerëz edhe prej motit! Haklaj: Mosbindja civile, teatër! PD bllokoi rrugët, vepër penale