Trajneri i Spanjës: Shqipëria e fortë
por duam 3 pikët dhe kreun e grupit

Trajneri i Spanjës, Julen Lopetegui në konferencën për mediat në Shkodër para ndeshjes ka deklaruar se nesër do të zbresë në fushë për të marrë tre pikët e plota, pasi objektiv është kryesimi i grupit.
 
Do të bëjmë gjithçka për të qenë kryesues të grupit. Nuk kemi presion pas barazimit përballë Italisë.
 
Fusha është ajo që është, nuk kërkojmë më shumë se duhet. Nesër do të zbresim në fushë për të fituar ndeshjen
” tha ai.
 
Julen Lopetegui ka vlerësuar maksimalisht edhe paraqitjen e kombëtares shqiptare të futbollit.
 
Shqipëria ka një ekip shumë të mirë me lojtarë cilësorë që është rritur kohët e fundit. Nesër do të jetë një ndeshje e vështirë, por kam besim se do të fitojmë” deklaroi ai.
 
Ndeshja do të zhvillohet në 20:45, ndërsa Shqipëria është kryesuese e grupit me 6 pikë të plota.

Lopetegui

Trajneri i Spanjës

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Mali i Zi, kërkohet hetim ndërkombëtar për masakrën Cetinjës

Mali i Zi, kërkohet hetim ndërkombëtar për masakrën Cetinjës