Trajneri Mancini: Me vullnet, City mund të rikthehet sërish si lide

Trajneri Mancini: Me vullnet, City  mund të rikthehet sërish si lide
Trajneri i Mançester Sitit, Roberto Mançini është i bindur se skuadra e tij do të reagojë shpejt nga barazimi me Svansin dhe do të rikthehet në vendin e parë në renditjen e Premiership.

Siti pësoi një humbje të pamerituar kundër Svansit, 0:1, por strategu italian ka thënë se nuk duhet vajtuar atë humbje. “Nuk luajtëm mirë kundër Svansit. Nuk ishim Mançester Siti i vërtetë. Duhet të luajmë më mirë, edhe pse ndonjëherë kur nuk ke fat mund të humbësh ndeshjen”, ka theksuar Mançini, për të vijuar:

“Kemi vetëm një pikë më pak se Mançester Junajtedit, kurse deri në fund të kampionatit kanë mbetur të luhen edhe 10 ndeshje. Mund ta ndryshojmë gjendjen në renditje, vetëm duhet të kemi vullnet”, ka nënvizuar trajneri italian.

Ai mendon se gjëja më e rëndësishme është që në vendin e parë të ndodhen në fund të edicionit. “Do të kisha dëshirë të ishim edhe më tej në vendin e parë, por atje kemi qenë për gjashtë muaj. Tani nuk jemi. Sidoqoftë, me rëndësi është që në atë pozitë të gjendemi në fund të kampionatit”, ka përfunduar Mançini.

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se SPAK do të bëjë drejtësi për 21 janarin?



×

Lajmi i fundit

Koçi: Opozita sulmoi Dumanin për interesa të Berishës, nëse ka mundësi e asgjëson Reformën në Drejtësi! Korreshi: SPAK t’u shkojë gjërave deri në fund

Koçi: Opozita sulmoi Dumanin për interesa të Berishës, nëse ka mundësi e asgjëson Reformën në Drejtësi! Korreshi: SPAK t’u shkojë gjërave deri në fund