Trajneri Mourinho: Cristiano Ronaldo është i jashtëzakonshëm

Trajneri Mourinho: Cristiano Ronaldo është i jashtëzakonshëm
Trajneri i Real Madridit, Murinjo ka mbetur i kënaqur me paraqitjen e skuadrës së tij në duelin kundër CSKA të Moskës, që u mbyll me fitoren e madrilenëve, 4:1

Portugezi ka lavdëruar sidomos bashkëkombësin e tij, Kristiano Ronaldo. “Kristiano është i jashtëzakonshëm. Keni menduar se për shkak të numrit të golave në edicionin e kaluar nuk do të mund të përmirësohet, por këtë edicion ai është në një nivel tjetër. Shumë njerëz kanë thënë se kjo ndeshje do të jetë e lehtë, por unë e kam ditur se me kë do të ballafaqohemi".

"Më pëlqeu paraqitja e skuadrës, sidomos pjekuria e futbollistëve. E kishim nën kontroll ndeshjen deri tek rezultati 3:0. Nuk bëmë lojë të jashtëtokësorëve, por ishim të mirë. Tek rezultati 3:1 u shfaqëm paksa nervoz, por arritëm ta dërgojmë ndeshjen deri në fund pa ndonjë problem. Skuadra është mjaft e balancuar dhe këtë dëshmon edhe fakti se për dy vite radhazi kemi siguruar pjesëmarrjen në çerekfinale”, ka theksuar Murinjo.

I pyetur për atë se cilën skuadër do ta preferonte për kundërshtar në çerekfinale, strategu portugez është përgjigjur: “Nuk është me rëndësi kë do ta kemi kundërshtar në fazën e ardhshme. Pa dyshim që në fazën e ardhshme janë disa skuadra që janë dukshëm më të forta se tjerat, por do të ballafaqohemi më këdo”.

Murinjo ka komentuar edhe kalimin në çerekfinale të ish-skuadrës së tij, Çelsi. “Njerëzit nuk mund ta kuptojnë se sa e dua Çelsin dhe e di se nëse do ta tërheqim për kundërshtar në çerekfinale apo gjysmëfinale do të jetë një kundërshtar i shkëlqyeshëm. Jam i lumtur që Çelsi ka kaluar tutje dhe dëshira ime është që kundër kësaj skuadre të luanim në finale”, ka nënvizuar Murinjo.

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se SPAK do të bëjë drejtësi për 21 janarin?



×

Lajmi i fundit

Koçi: Opozita sulmoi Dumanin për interesa të Berishës, nëse ka mundësi e asgjëson Reformën në Drejtësi! Korreshi: SPAK t’u shkojë gjërave deri në fund

Koçi: Opozita sulmoi Dumanin për interesa të Berishës, nëse ka mundësi e asgjëson Reformën në Drejtësi! Korreshi: SPAK t’u shkojë gjërave deri në fund